×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Projektligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim të kthehet prapa – përkeqëson ambientin për biznes

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Projektligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim duhet të kthehet prapa dhe të përgatitet projektligji i ri, meqë si i tillë deklaron se e dëmton cilësinë e raportimit financiar në vend dhe se e përkeqëson ambientin për biznes, raporton Express.

    Sipas Hotit, ky projektligj do të ketë ndikim negative në tregun e kredive, në investime jashtme dhe të brendshme në sektorin privat, si dhe në besueshmërinë e përgjithshme të publikut dhe investitorëve në raportimet financiare të korporatave në Kosovë.

    “Me ndihmën e Bankës Botërore dhe organizatave të tjera relevante, si dhe me përfshirjen e shoqatave profesionale të kontabilitetit dhe auditimit, duhet të përgatitet projektligji i ri që e zëvendëson plotësisht ligjin ekzistues dhe që transpozon në tërësi direktivat e Bashkimit Evropian në fushën e raportimit financiar.  Në asnjë formë nuk duhet të cenohet integriteti dhe pavarësia e shoqatave profesionale të kontabilitetit dhe raportimit. Ka arsye të fuqishme që ligji ekzistues e ka definuar pavarësinë e tyre dhe ndërlidhjen e funksionimit të tyre me Federatën Ndërkombëtare të Kontabilitetit”, ka shkruar Hoti.

    Ai ka renditur edhe katër arsyet për këtë konstatim që ka dhënë:

    1. Projektligji e shkëput lidhjen e shoqatave vendore të kontabilitetit dhe auditimit me Federatën Ndërkombëtare të Kontabilitetit sa i përket licencimit dhe funksionimit të tyre. Kjo është bërë përmes nenit 2 dhe nenit 4 të projektligjit.

    2. Është rritur roli i Qeverisë, përmes Këshillit Kosovar për Raportim Financiar, në punën e përditshme të shoqatave profesionale të kontabilitetit dhe auditimit. Neni 4, pikat 3 dhe 4, e bëjnë të qartë këtë.

    3. Ministrit të Financave i është dhënë autorizim i pakufizuar dhe i paqartë për nxjerrjen e akteve nënligjore kur një shoqate i revokohet licenca. Kjo specifikohet në nenin 6, pika 2.11.

    4. Edhe më problematike është mostranspozimi i direktivave të Bashkimit Evropian lidhur me këtë fushë në këtë projektligj. Kjo është e pakuptimtë dhe e dëmshme. Fusha e raportimit financiar është fusha kur direktivat e Bashkimit Evropian duhet të transpozohen plotësisht. Ky është obligim edhe sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Edhe sikur mos të ishte obligim, është në interesin e ekonomisë së Kosovës që të zbatojë të njëjtat rregullta të raportimit financiar në mënyrë që investitorët dhe publiku i gjerë të vlerësojnë më lehtë dhe më qartë gjendjen e financave të bizneseve, i cili vlerësim është faktor kryesor për investime dhe për çështje tatimore.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2024
    3 tetori 1990-të, është dita kur u bë bashkimi i dy gjermanive në një të vetme. Me këtë veprim, u forcua edhe...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan, Riad Rashiti ka numëruar pesë arsyet që sipas kësaj partie nuk po e...
    Lajme03 Tetor 2024
    Për shkak se mbrojtja nuk e ka pranuar ankesën e Prokurorisë ndaj vendimit të Themelores me të cilin kryekuvendari Glauk Konjufca ishte...
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar veprimtarin e kësaj partie dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Faruk Spahija, në 19...
    Lajme03 Tetor 2024
    Ish-deputeti nga radhët e Të Gjelbërve në Parlamentin Evropian (PE), Reinhard Butikofer, ka kritikuar qasjen e shteteve perëndimore ndaj Kosovës, duke i...
    Lajme03 Tetor 2024
    Tetë persona janë intervistuar dje në Vushtrri pasi si pasojë e një mosmarrëveshje dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri ndaj njëri...
    Lajme03 Tetor 2024
    Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Ministria e Shëndetësisë ka organizuar “Kalendarin e Mamografit”, fushatë kjo për identifikimin...
    Lajme03 Tetor 2024
    Punëtorët e arsimit nga komuna e Vitisë nesër nga ora 11:00 pritet të protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Shkak për këtë hap...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në përmbyllje të takimeve në Poloni, ka biseduar me diasporën shqiptare atje. Në një komunikatë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.