×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    CIA zgjeron rekrutimet online, kërkon informatorë në Kinë, Iran e në Korenë e Veriut

    FrontOnline
    02 Tetor 2024

    CIA nisi të mërkurën një përpjekje të re për të rekrutuar informatorë në Kinë, Iran dhe Korenë e Veriut, pas asaj që e ka cilësuar përpjekje të suksesshme për të rekrutuar shtetas rusë.

    Agjencia kryesore amerikane e spiunazhit postoi udhëzime se si të kontaktohej në mënyrë të sigurt, në dialektin mandarin, në gjuhën farsi dhe atë koreane, në llogarinë e saj në mediat sociale në X, Facebook, Instagram, Telegram, LinkedIn dhe në Dark Web, njoftoi një zëdhënës i CIA-s nëpërmjet një deklarate.

    “Përpjekjet tona në këtë front kanë qenë të suksesshme në Rusi dhe ne duam të sigurohemi që individët në regjimet e tjera autoritare, të dinë se ne jemi të hapur për të punuar”, tha zëdhënësi, duke shtuar se me këtë hap CIA po përshtatej me një rritje të shtypjes shtetërore dhe mbikëqyrjes në nivel global.

    Në një video në dialektin mandarin postuar në YouTube, e cila përmban vetëm udhëzime të shkruara, agjencia këshillonte individët që ta kontaktojnë atë përmes faqes zyrtare të saj në internet duke përdorur rrjete virtuale të sigurta.

    “Siguria dhe mirëqenia juaj janë përparësia jonë”, thuhej në video.

    Në video thuhej se agjencia nuk jep garanci se do të përgjigjet dhe se përgjigja mund të marrë kohë.

    Liu Pengyu, një zëdhënës i ambasadës kineze, akuzoi SHBA-në për kryerjen e një fushate dezinformimi “të organizuar dhe sistematik” kundër Kinës. Ai shtoi se “çdo përpjekje për të futur një pykë mes popullit kinez dhe Partisë Komuniste Kineze do të dështojë”.

    Ambasada ruse dhe misioni i Iranit në OKB nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

    Etja e CIA-s për informacion zbulimi është rritur ndërsa Kina po zgjeron bashkëpunimin me Rusinë dhe Iranin dhe po tregon muskujt ushtarak në rajon.

    Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut njihen brenda komunitetit të inteligjencës amerikane si “shënjestra të vështira” – vende qeveritë e të cilave janë të vështira për t’u depërtuar.

    Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu duke u përballur me konfliktin mes Iranit me Izraelin, programin bërthamor të Teheranit, lidhjet në rritje të këtij të fundit me Rusinë dhe mbështetjen që Irani u jep grupeve militante që ndajnë të njëjta qëllime.

    Programi i armëve bërthamore të Koresë së Veriut është një tjetër objektiv i inteligjencës amerikane, përfshirë furnizimi me armë i Moskës nga Pheniani për luftën në Ukrainë, sipas zyrtarëve amerikanë. Por Moska dhe Pheniani e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë.

    CIA filloi rekrutimin e rusëve në vitin 2022 duke postuar tekste në gjuhën ruse në llogaritë e saj në median sociale që tregonin mënyra se si të kontaktohej agjencia në mënyrë të sigurt, pasuar me një video të publikuar në vitin 2023./VOA

     

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Tetor 2024
    Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se operacionet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit në territoret palestineze dhe Liban mund të synojnë së...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2024
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale deklaron se sulmi paraqet një përshkallëzim të...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2024
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzoi qeverinë në vend se po e ndëshkon opozitën pa të drejtë ligjore. Në fjalën e mbajtur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Tetor 2024
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale deklaron se sulmi paraqet një përshkallëzim të...
    Lajme02 Tetor 2024
    Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar sot qytetin e Prizenit, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Shaqir...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ish-deputeti serb Dragan Shormaz ka deklaruar se Milan Radojçiq, i cili akuzohet për sulmin terrorist në Banjskë, duhet ose të gjykohet në...
    Sport02 Tetor 2024
    Atalanta ka arritur fitore si mysafire e Shakhtar Donetskut me rezultat të thellë, 0:3 në Ligën e Kampionëve. Ishte pikërisht ylli i...
    Lajme02 Tetor 2024
    Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se partia e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë në koalicion me...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, duke folur për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, ka shprehur shqetësim për krizën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.