×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu në vizitë zyrtare në Letoni, flet për integrimin në BE dhe anëtarësim në KiE

    FrontOnline
    02 Tetor 2024

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot ka shkuar për vizitë zyrtare në Letoni.

    Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se vizitën e ka nisur me një takim të përzemërt me homologen e saj letoneze, Inese Libina Egnere.

    Më tej, ajo ka shtuar se Republika e Kosovës dhe Letonia kanë një partneritet të fuqishëm.

    “Në këtë takim e falënderova për mbështetjen që Letonia i ka dhënë Kosovës në shumë procese të rëndësishme për vendin, në procesin e integrimit, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare si dhe liberalizimin e vizave dhe Këshillin e Evropës”.

    “Diskutuam gjatë për punët që po bëjmë dhe për mbështetjen që na duhet në aspektin e digjitalizimit të sistemit në Kosovë, përdorimin e të dhënave të gjyqësorit në politikëbërje, si dhe bashkëpunimit në fushën e trajnimeve të veçanta për gjyqësorin dhe stafin tjetër”, ka thënë Haxhiu.

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2024
    Shtatë persona janë shoqëruar në polici pasi sot më 2 tetor në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë janë dëgjuar të shtëna me armë....
    Lajme02 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetin e Bundestagut Gjerman, Peter Beyer. Kryekuvendari Konjufca...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës tha se sot festohet trashëgimia e Gandit, Martin...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2024
    Janë arrestuar tre persona në Prizren të përfshirë në veprat penale “fajde dhe detyrim”. Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur...
    Lajme02 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur aktakuzë ndaj T.Gj për veprën penale“Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndërkaq ndaj B.K, për veprën...
    Lajme02 Tetor 2024
    Një tjetër takim ka zhvilluar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Varshavë. Kreu i ekzekutivit kosovar këtë të...
    Lajme02 Tetor 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka njoftuar se ushtarët letonezë të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje kanë kryer një patrullë...
    Lajme02 Tetor 2024
    Gjatë ditës së sotme, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen. Në njoftimin e lëshuar thueht...
    Vip02 Tetor 2024
    Muaji tetor në të gjithë botën shënon Muajin e Ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit. Kjo për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.