×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK e shqetësuar me sjelljen e një zyrtari policor ndaj gazetarit Irfan Maliqi

    FrontOnline
    02 Tetor 2024

    Gjatë ditës së djeshme, gazetari i PlusTV, Irfan Maliqi, raportohet të jetë penguar gjatë kryerjes së punës së tij prej gazetari nga zyrtari policor M.S. teksa po e mbulonte marshin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në qytetin e Vitisë.

    Për këtë rast ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i cili shpreh shqetësim të thellë për këtë incident.

    AGK, duke u bazuar në raportimet e mediumit në fjalë, thotë se pamjet e sjelljes së policit tregojnë se ai i është afruar gazetarit me një qasje kërcënuese, duke i thënë: “Mos më thuj prit kurrë më, për qeta ki me pas pasoja masandej”.

    “Këto veprime janë të papranueshme dhe shkelin parimet themelore të lirisë së shtypit dhe të drejtës për informim. Gazetarët, si përfaqësues të informacionit publik, kanë të drejtë të kryejnë detyrën e tyre pa frikë nga presioni dhe kërcënimet. AGK thekson se veprimet e zyrtarëve të rendit duhet të jenë në përputhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së mediave”.

    “Kërcënimet dhe intimidimi ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe dëmtojnë besimin në institucionet e sigurisë. Ne kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës të bëjnë një hetim të plotë dhe transparent për këtë incident”, ka thënë AGK.

    AGK thotë se do të vazhdojë të mbështesë gazetarët dhe të punojë për një mjedis më të sigurt dhe më të lirë për të gjithë ata që kontribuojnë në informimin e publikut.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2024
    Shtatë persona janë shoqëruar në polici pasi sot më 2 tetor në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë janë dëgjuar të shtëna me armë....
    Lajme02 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetin e Bundestagut Gjerman, Peter Beyer. Kryekuvendari Konjufca...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot ka shkuar për vizitë zyrtare në Letoni. Në një postim në...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2024
    Janë arrestuar tre persona në Prizren të përfshirë në veprat penale “fajde dhe detyrim”. Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur...
    Lajme02 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur aktakuzë ndaj T.Gj për veprën penale“Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndërkaq ndaj B.K, për veprën...
    Lajme02 Tetor 2024
    Një tjetër takim ka zhvilluar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Varshavë. Kreu i ekzekutivit kosovar këtë të...
    Lajme02 Tetor 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka njoftuar se ushtarët letonezë të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje kanë kryer një patrullë...
    Lajme02 Tetor 2024
    Gjatë ditës së sotme, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen. Në njoftimin e lëshuar thueht...
    Vip02 Tetor 2024
    Muaji tetor në të gjithë botën shënon Muajin e Ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit. Kjo për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.