×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis vaksinimi kundër gripit sezonal, infektologët tregojnë se si po rrezikohet shëndeti i qytetarëve

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se vaksinimi kundër Gripit sezonal ka filluar në të gjitha Komunat e Kosovës. Vaksinat po administrohen në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

    Grupet me prioritet për vaksinim janë:

    • Punëtorët shëndetësor
    • Gratë shtatzëna
    • Personat me sëmundje kronike dhe imunitet të komprometuar
    • Personat mbi 65 vjeç
    • Fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore

    Ekipet e vaksinimit janë të përgatitura për një fushatë të suksesshme dhe po mbajnë takime me punëtorët shëndetësor për të theksuar rëndësinë e vaksinimit. Sivjet, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85,000 doza vaksine, duke e bërë furnizimin më herët se çdo vit tjetër.

    Lidhur më ketë për FrontOnline është deklaruar Infektologu Hamdi Ramadani,  i cili ka paraqitur një analizë të detajuar mbi gripin sezonal dhe rëndësinë e vaksinimit për mbrojtjen e shëndetit publik. Ai theksoi se gripi paraqitet si një sfidë serioze, veçanërisht për individët me imunitet të ulët, fëmijët dhe ata të moshuar.

    Ramadani theksoi se shumë qytetarë nuk e shfrytëzojnë mundësinë për t’u vaksinuar, duke e lënë veten të ekspozuar ndaj rrezikut.

    ‘’Gripi sezonal ndodh sepse shumë qytetarë nuk e kanë shfrytëzuar atë mundësinë e marrjes së vaksinës anti-gripoze e cila është dashur të merret në tetor apo nëntor dhe normalisht shfaqet te  njerëzit të cilët kanë më pak imunitet”, tha Ramadani për FrontOnline.

    Simptomat e gripit përfshijnë temperaturë të lartë, dhimbje të forta koke, dhimbje në nyje dhe muskuj, si dhe lodhje ekstreme. Ramadani theksoi se në disa raste, simptomat mund të përfshijnë edhe probleme respiratore, duke përfshirë kollitjen dhe vështirësitë në frymëmarrje. Ai përmendi se gripi mund të shkaktojë komplikacione serioze, sidomos tek individët me sëmundje kronike, si ato të zemrës, mushkërive dhe diabetit.

    ‘’Siptomologjia e gripit sezonal :simptoma kryesor është paraqitja e  fazës së parë që quhet faza gripoze ku paraqitet temperatura e lartë  përveç temperaturës është karakteristik edhe dhimbje e madhe e kokës në të gjithë sipërfaqen pastaj kemi simptomën e dhimbjes së nyjave muskujve, dhimbjet e shpinës ,në disa raste paraqiten edhe të vjella, diarre ndërsa faza e dytë është respiratorike sepse tashmë lokalizohet aty ku është virusi në aparatin respirator dhe këto simpotmat e para pra temperatura është më e ulët por shfaqen simptoma në aspektin e shkuarjes së hundëve , kollitje , tharje e gojës dhe mund të shfaqen edhe komplikime te njerëzit me probleme tjera”, tha infektologu Ramadani.

    Ramadani tha se trajtimi i gripit zakonisht përfshin ilaçe si paracetamoli për lehtësimin e simptomave, ndërsa në rastet më të rënda, mund të nevojiten antibiotikë për të trajtuar infeksionet e mundshme që shfaqen pas gripit.

    “Trajtimi i gripit sezonal  bëhet më lëngje me nelit, me paracetamol  dhe te rastet më të rënda me antibiotikë”,  deklaroi Ramadani.

    Sipas Ramadanit, vendi ynë ka arritur rezultate më të mira në menaxhimin e gripit në krahasim me shumë vende të tjera, por theksoi se një angazhim më i madh për vaksinim do të sjellë një reduktim të konsiderueshëm të rasteve. Ai bëri thirrje për një mobilizim të përgjithshëm për vaksinimin, veçanërisht për ata në grupe me rrezik.

    “Mirëpo më duhet të them se vendi ynë e ka kaluar mirë këtë grip duke u krahasuar me vendet e tjerapërkundër faktit se nuk kanë qenë të kënaqur me vaksinën e gripit sezonal dhe po të mos ishte kjo do të kishe shumë më pak raste pra patologjia do të ishte më e ulët  kështu që vaksinimi duhet bërë sepse është I dobishëm”, përfundoi infektologu Ramadani.

     

     

     

     

     

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2024
    Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbajë mbledhje Komisioni për Integrime Evropiane. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen tri projektligje që...
    Lajme03 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka takuar Konsullen e Përgjithsjme të Shteteve të Bashkuara...
    Lajme03 Tetor 2024
    Federata Sindikale e Shëndetësisë do të mbajë sot një konferencë për media. Ngjarja planifikohet të ndodh në orën 14:00. Vendimi vjen pas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Tetor 2024
    CIA nisi të mërkurën një përpjekje të re për të rekrutuar informatorë në Kinë, Iran dhe Korenë e Veriut, pas asaj që...
    Lajme02 Tetor 2024
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë njofton se ka përgatitur dhuratë të veçantë për mysafirët. Me anë të një postimi në Facebook...
    Lajme02 Tetor 2024
    Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka goditur Qeverinë duke thënë se dhjetë herë e kanë shkelur Kushtetuesen, dhe as ‘qerpiku nuk iu...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka pranuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë...
    Sport02 Tetor 2024
    Lille kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë ndaj Real Madridit në kuadër të rrethit të dytë  të fazës së...
    Lajme02 Tetor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se PDK-ja me nominimin e Bedri Hamzës për postin e kreyministrit ka bërë zgjidhjen e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.