×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi thotë se aplikimi për anëtarësim në BE mbetet prioritet

    FrontOnline
    02 Tetor 2024

    Gjatë ditës së sotme, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

    Në njoftimin e lëshuar thueht se palët biseduan rreth procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe synimet e objektivat e vendit tonë në rrugën përpara.

    Zëvendëskryeministri theksoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian mbetet prioritet dhe se nevojiten hapa konkretë tutje në trajtimin e aplikimit dhe marrjen e pyetësorit.

    “Përgjatë takimit u bisedua edhe mbi momentumin rreth procesit të zgjerimit si dhe Planin e Rritjes, në të cilin Kosova ka qenë vendi i parë që ka përmbushur hapat e kërkuar e të nevojshëm si dorëzimi i agjendës së reformave”.

    “Zëvendëskryeministri trajtoi dhe nevojën e heqjes sa më parë të masave ndëshkuese nga ana e Bashkimit Evropian, të cilat mbeten të padrejta. Ai e informoi ambasadorin edhe mbi zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut”, thuhet në njoftim.

    Nga ana e tij, Nissinen rikonfirmoi marrëdhëniet e fuqishme mes dy vendeve dhe mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës. Zëvendëskryeministri e falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm e të thellë dhe takimin e sotëm.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka njoftuar se ushtarët letonezë të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje kanë kryer një patrullë...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ish deputeti serb, Dragan Shormaz, ka thënë se Kosova s’ka rrezik për veprime ushtarake nga Serbia. Ai në konferencën e Institutit për...
    Lajme02 Tetor 2024
    Një numër i 37 organizatave për për të mbrojtur të drejtat e njeriut kanë reaguar për deklaratat e fundit të deputetëve Eman...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2024
    Gjatë shtatorit në rajonin e Ferizajt janë raportuar 154 aksidente, ku janë lënduar 104 persona. Ndërsa në shtatorin e vitit të kaluar...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka përkujtuar ditën e bashkimit të Gjermanisë. Ajo ka bërë me dije se bashkimi i dy Gjermanive...
    Lajme02 Tetor 2024
    Takimin e radhës në Varshavë, kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga shefi i Misionit të Kosovës në Poloni, ambasadori Drilon Gashi, e...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka thënë se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës aktualisht në mensa kanë mundësi që ta zgjedhin ushqimin....
    Opinione02 Tetor 2024
    Nga: Mark Almond, drejtor i Institutit të Hulumtimit të Krizave në Oksford / The Independent Vëmendja e ndërkombëtarëve ishte përqendruar te ndikimi...
    Vip02 Tetor 2024
    Dua Lipa është përfshirë në një projekt masiv për ndërtimin e një bodrumi të madh në pronën e saj në Hampstead, ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.