×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Rusia nuk ka hequr dorë nga “bota ruse” e as Serbia nga “bota serbe”

    FrontOnline
    02 Tetor 2024

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë dhe mbajti fjalim në konferencën “Impakti i agresionit rus në Rusi dhe në gjeopolitikën evropiane”, organizuar sot në Prishtinë nga Instituti për Studime të Luftës Hibride, OCTOPUS.

    Në adresimin e tij para të pranishmëve, Konjufca tha se pasojat e agresionit rus në Ukrainë kanë ndikuar kontinentin evropian, paqen, stabilitetin, sigurinë, politikën dhe gjeopolitikën e tij, më shumë se çdo konflikt tjetër që prej Luftës së Dytë Botërore.

    Kreu i Kuvendit tha se për shkak të mosdhënies së një përgjigjeje të vendosur në vitin 2014 ndaj pushtimit rus të Krimesë, por trajtimi i Rusisë si partneri despotik me të cilin mund të bashkëpunohej ekonomikisht, duke supozuar gabimisht se synimet pan-ruse të Putinit ishin të kufizuara, Evropa sot po ballafaqohet me një luftë e cila nuk ka të bëjë vetëm me fatin e Ukrainës si shtet sovran dhe me dinjitetin e ukrainasve si komb, por kjo luftë përbën edhe një betejë vendimtare për rendin demokratik në Evropë, të ndërtuar pas rënies së “Perdes së Hekurt” më 1989.

    “Në kontekstin tonë rajonal dhe ballkanik, agresioni pushtues i Rusisë në Ukrainë paraqet aktin e parë të një strategjie destabiliteti të Evropës, ku natyrisht Ballkani, me Serbinë si një zgjatim të Rusisë do të ishte akti i dytë i kësaj strategjie. As Rusia e as Serbia nuk kanë hequr dorë nga kjo strategji, sepse as Rusia nuk ka hequr dorë nga ‘bota ruse’, e as Serbia nuk ka hequr dorë nga ‘bota serbe’. Sulmi terrorist ndaj Kosovës në Banjskë shtatorin e vitit të kaluar ishte një replikë identike e sjelljes agresore të Rusisë ndaj Ukrainës. Trupa paramilitare serbe, të trajnuara nga ushtria serbe, të pajisura me arsenal luftarak të Ministrisë serbe të Mbrojtjes, si dhe në zbatim të aspiratës së Beogradit për ndarjen e Kosovës, synuan aneksimin e veriut, me ç’rast në mbrojtje të sovranitetit, integritetit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës u vra oficeri i Policisë së Kosovës, tashmë heroi, Afrim Bunjaku”, tha kryetari Glauk Konjfuca.

    Në vazhdim të fjalës së tij kreu i Kuvendit të Kosovës tha se dualizmi është armë e njohur e Serbisë në arenën ndërkombëtare, për realizimin e interesave të veta, por po aq i njohur është edhe fakti që Serbia kurrë në historinë e saj nuk ka qenë një kështjellë ku është mbrojtur Perëndimi, sepse pas çdo lufte Serbia gjithnjë është rreshtuar kah Lindja. Pra, në këtë luftë të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit të vet, shtoi kryetari Konjufca, Serbia nuk është aleat i saj, por thjesht po përfiton duke bërë biznes e duke shitur armët e prodhimit të saj.

    “Përpjekja për destabilizimin e Bosnjës përmes Dodikut që promovon çdo ditë shkëputjen e Republikës Srpska dhe bashkimin e saj me ‘botën serbe’, refuzimi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën përmes njohjes faktike që kornizon Marrëveshja e Brukselit dhe përpjekja për ndryshimin e orientimit euro-atlantik të Malit të Zi, janë gjurmë konkrete të një politike që synon të minojë çdo progres që investimi euro-perëndimor ka pasur në rajonin tonë”, nënvizoi kryetari Konjufca, duke shtuar se siç lufta në Ukrainë është edhe luftë e Evropës në mbrojtje të rendit të saj demokratik, edhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor do të varet se sa ai do të ndërtohet, mbi parimet demokratike dhe europianizuese apo mbi interesa parciale ekonomike.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se në rajonin tonë nuk do të ketë stabilitet pa u arritur stabilizimi i demokracisë në secilin prej shteteve, e në veçanti kjo nënkupton pa heqjen dorë të Serbisë prej aspiratave të saj hegjemoniste, të cilat prekin pavarësinë dhe sovranitetin e të paktën tri shteteve të saja fqinje.

    “Nuk mund të ketë unitet pa barazi, sikurse nuk ka garanci për lirinë pa demokraci. Mendoj që këto janë fundamentet për të cilat sot Perëndimi po mbështet në Ukrainë dhe duhet t’i mbështesë edhe në Ballkan”, tha në fjalën e tij Konjufca.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2024
    Tema e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë ka ngjallur reagime të shumta në internet. Të martën, Ministria e Mbrojtjes doli...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë sot se së shprejt do të nisë fertilizimi in vitro në institucionet publike Në një...
    Lajme02 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, me ç’rast me kryetarin Nijazi Gashi...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Tetor 2024
    Presidenti Emmanuel Macron thotë se Franca është e përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit dhe ka “mobilizuar burimet e saj ushtarake në Lindjen...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë raportimit të tij në komisionin për dezinformimin tha se Shqipëria kërcënohet nga lajmet e rreme ruse...
    Sport02 Tetor 2024
    Erling Haaland ka hyrë në histori të futbollit, sa i përket vlerës në treg. Në fakt, sulmuesi norvegjez i ka thyer krejt...
    Vip02 Tetor 2024
    Martin Lee, i cili fitoi Eurovizionin për Britaninë e Madhe në vitin 1976 me grupin Brotherhood of Man dhe këngën “Save Your...
    Lajme02 Tetor 2024
    KEDS përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se një kompani taksish në Prishtinë ka keqpërdorur energjinë elektrike për mbushjen...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2024
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka kallëzuar në SPAK 73 deputetë të mazhorancës, përfshirë edhe kryeministri Edi Rama. Opozita i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.