×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e Maqedonci takojnë ministrin estonez të Mbrojtjes: Mbështetja e Estonisë është jetike derisa forcojmë aftësitë mbrojtëse

    FrontOnline
    02 Tetor 2024

    Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Varshavë të Polonisë, ku së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po marrin pjesë në Forumin e Varshavës për Sigurisë 2024 (WSF 2024).

    Ai sot tha se ditën e dytë të forumit e nisën me një takim me homologun estonez të Maqedoncit, me të cilin tha se kanë folur për sigurinë, ndërsa mbështetjen e Estonisë për Kosovën e cilësoi jetike, raporton Gazeta Express.

    “Me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci e nisëm ditën tonë të dytë në Forumin e Varshavës për Siguri (WSF) me një takim produktiv dhe gjithëpërfshirës me Ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hanno Pevkur. Së bashku, ne riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin. Mbështetja e Estonisë është jetike derisa ne forcojmë aftësitë mbrojtëse të Kosovës dhe kontribuojmë në stabilitetin rajonal”, ka shkruar Kurti në X.

    Në kuadër të sesioneve të këtij forumi, Kurti dje tha se “siguria rajonale në Europë është siguri kolektive për Europën”.

    “Ajo që ndodh në Ukrainë apo Poloni, në vendet e Partneritetit Lindor dhe në rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, prek jo vetëm kontinentin, por gjithë botën. Për ne në Ballkanin Perëndimor, e veçanërisht për Republikën e Kosovës, integrimi i plotë euroatlantik në NATO dhe Bashkimin Evropian, mbetet qëllimi përfundimtar i sigurisë. Kjo, krahas aftësive të mjaftueshme mbrojtëse dhe marrëveshjeve dypalëshe të sigurisë me aleatët tanë më të afërt, formon një ombrellë solide sigurie. Ashtu si Rusia, NATO dhe BE kanë një histori zgjerimi. Por ndryshe nga Rusia, zgjerimi i tyre ka ecur në një mënyrë paqësore dhe demokratike”, ka thënë dje Kurti.

    Ai foli për rëndësinë e zgjerimit të BE-së dhe NATO-s, integrimin e Kosovës dhe rritjen e bashkëpunimit, si kundërpërgjigje ndaj influencës ruse.

    “Në rajonin tonë nuk ekziston asnjë kërcënim më i madh se agresioni serb dhe rreziku që ndikimi rus të punojë së bashku me atë agresion. Fatkeqësisht, e njëjta Serbi që nën regjimin e Millosheviqit në vitet e 90-ta kreu gjenocid në Bosnjë dhe Kosovë, vazhdon të kërcënojë pa u penduar. Serbia minon paqen në Ballkanin Perëndimor duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të fqinjëve të saj, përfshirë Kosovën. Vitin e kaluar, aksionet e njëpasnjëshme agresive të Serbisë kulmuan me një sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023. Militantë të armatosur të trajnuar në Serbi, me armatim prej miliona euro, hynë në vendin tonë, duke organizuar një sulm nga Manastiri Ortodoks i Banjskës. Qëllimi i tyre ishte të përsërisnin veprimet e Rusisë të vitit 2014 në Donbas”.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2024
    Ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë që ndodhi më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë...
    Lajme02 Tetor 2024
    Dëshmitarja Stamena Jeliq tha se ka dëgjuar nga persona në Rahovec që në këtë zonë, përgjegjës për zhdukjen e serbeve që i...
    Lajme02 Tetor 2024
    Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i ka kërkuar ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, që të fillojë procedurën e shpërbërjes...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2024
    Ka nisur punimet konferenca vjetore “FSK dhe Partnerët 2024”. Në aktivitetin që po mbahet në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, po marrin pjesë...
    Lajme02 Tetor 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtant Bashkim Jashari, ka thënë se “Siguria globale s’ka qenë kurrë më e sfiduar”. Jashari...
    Lajme02 Tetor 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se që nga e hëna ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në...
    Lajme02 Tetor 2024
    I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se Gjermania ekonomikisht dhe politikisht është ndër partnerët kryesor të Kosovë,...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Forumi i Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare synon thellimin...
    Lajme02 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka shpallur tender në vlerë prej 40 mijë euro për blerjen e perdeve dhe tepisonave. Ky tender është i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.