×
  • Lajme
  • Lajme

    ZPS për dëshmitaren e 94-të: E ka të zhdukur bashkëshortin që nga koha kur u rrëmbye nga anëtarët e UÇK-së

    FrontOnline
    02 Tetor 2024

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitarja e 94-të e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Stamena Jeliq e cila mban kodin 01163 dhe është duke dëshmuar përmes video-lidhjes në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Pyetjet për këtë dëshmitare i ka filluar përfaqësuesja e ZPS-së, prokurorja Alexandra Insinga. Gjatë përmbledhjes së lexuar në gjykatë, kjo dëshmitare e ka të zhdukur bashkëshortin që nga koha kur pretendohet se është marrë nga shtëpia e tij nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Po ashtu, sipas ZPS-së, kjo dëshmitare ka parë rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një komshiu të saj nga pjesëtarë të UÇK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Në verën e 1999-ës, dëshmitari 01163-serbe jetonte në Rahovec së bashku me burrin e saj Marko Jeliq dhe me pjesëtar të tjerë të familjes. Me ose rreth datës 16 qershor 1999, 01163 ka qenë dëshmitare e rrëmbimit dhe keqtrajtimit e fqinjit të saj nga ushtarë të UÇK-së. Më vonë atë ditë, dëshmitari 01163 iu tha nga persona të tjerë që tre serb të tjerë që jetonin në afërsi ishin marrë në një automjet nga pjesëtar të UÇK-së. Më 9 gusht 1999, burri i 01163 u mor nga shtëpia e tij nga tre anëtarë të UÇK-së në prani të 01163 nga anëtarë të UÇK-së. Ai nuk u kthye kurrë në shtëpi dhe është i zhdukur që nga ajo kohë. Nëna e Marko Jelliq ka kontaktu komandantin e UÇK-së në atë kohë për të marrë informacion lidhur me djalin e saj, por pa sukses. Nga gjithë serbët e rrëmbyer vetëm trupi-kufoma e Panta … është gjetur”, tha prokurorja gjatë leximit të përmbledhjes.

    “Ajo që kam thënë atëherë do ta thoja edhe tani. Të njëjtën gjë”, tha Jeliq kur u pyet se a i qëndron prapa deklaratave që kishte dhënë më herët.

    Dëshmitarja tha se emrat e këtyre personave janë Zveta Gergoviq, Nego Dediq, Tihomjer Milkoviq e po ashtu edhe Marko Vidoseviq.

    Si rrjedhojë u pranuan në prova materiale në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze deklaratat e më hershme të dëshmitares të cilat i ka dhënë në autoritetet e drejtësisë vite më parë.

    Këto deklarata u klasifikuan si publike për t’u përdorur për kundërpyetje por jo për publikun.

    Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e kësaj dëshmitare do të zgjasë rreth një ditë e që një orë e gjysmë nga kjo kohë janë ndarë për pyetjet e Prokurorisë. Mbrojtësi i viktimave ka parashtruar se i duhen rreth 15 minuta ndërsa mbrojtjes së të akuzuarve iu duhen rreth dy orë e gjysmë për kundërpyetjet e tyre.

    Përpara kësaj, trupi gjykues dha urdhër lidhur me kundërshtimet për kronologjinë e provave të paraqitura nga mbrojtësi i viktimave dhe për kërkesën e mundshme të tyre për dëmshpërblim.
    “Është përcaktuar afati kohor lidhur me kundërshtimet për kronologjinë e provave të paraqitura nga mbrojtësi i viktimave dhe kërkesën për dëmshpërblim. Trupi gjykues ka konstatuar se gjatë seancës së djeshme mbi ecurinë e çështjes, mbrojtësi i viktimave ka parashtruar se korniza ligjore e DhSK-së, çështjet që janë pjesë e viktimave pjesëmarrëse në këtë procedurë do të paraqitën pas mocionit i mundshëm që mund të paraqiten sipas rregullës 130 dhe mbi të cilën mund të marri një vendim trupit gjykues. Po ashtu, mbrojtja e viktimave parashtrojë që synon të paraqes kërkesë për dëmshpërblim pas aktgjykimit të dhënë nga trupi gjykues”, tha Charles Smith III.

    Tutje, Smith urdhëroi palët lidhur me parashtrimet e tyre sa i takon kësaj kronologjie të parashtruar nga mbrojtësi i viktimave.

    “Palët urdhërohen që të parashtrojnë kundërshtimet e tyre sa i përket kronologjisë siç është parashtruar nga mbrojtësi i viktimave me afat për të hënën me 2 dhjetor 2024”, tha Smith III.

    Ndërsa, urdhri i dytë kishte të bënte me kërkesën e ZPS-së për rivlerësim të pjesshëm të një vendimi të trupit gjykues të 30 shtatorit 2024. Mbrojtja kishte pohuar se nuk e ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për sa kohë disa redaktime mbahen ashtu sic janë për cka ishte pajtuar edhe ZPS-ja. Kështu, trupi gjykues aprovoi kërkesën e ZPS-së pas arritjes së marrëveshjes në mës palëve duke ndryshuar më pas vendimin

    Vlen të theksohet se të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit përmes video-lidhjes.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka mbajtur një takim kokë më kokë me emisarin gjermani për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin Takimi u mbajt në...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur lidhur me autostradën e pa përfunduar Gjilan-Prishtinë. Ai ka deklaruar se deri në 2026 me...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ka nisur punimet konferenca vjetore “FSK dhe Partnerët 2024”. Në aktivitetin që po mbahet në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, po marrin pjesë...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të ngacmimit seksual të ndodhur dje në Prishtinë Sipas njoftimit, një grua ka thënë...
    Lajme02 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, për deklaratën e tij se “pagat dolën, ushtarët po...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë Tammara Ziv, e ka falënderuar për mbështetje kryeministrin Albin Kurti. Ziv falënderimin e bëri në gjuhën shqipe....
    Lajme02 Tetor 2024
    Anëtari i PSD-së, Azdren Shala, Azdren Shala, ka hedhur dilem se ministri Liburn Aliu mund të largohet nga VV-ja. Ai ka thënë...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ish-kandidati për kryetar të Podujevës, njëherësh kryetar i degës së LDK-së në këtë komunë, Ekrem Hyseni, thotë se njëri nga mashtrimet e...
    Lajme02 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Qeverinë për pengesat që, sipas tij, po krijohen në projektet kryesore të kryeqytetit, duke përfshirë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.