×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri: Nëse LDK është në qeverisje, autostrada përfundon për 12 muaj

    FrontOnline
    02 Tetor 2024

    Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur lidhur me autostradën e pa përfunduar Gjilan-Prishtinë.

    Ai ka deklaruar se deri në 2026 me qasjen e Qeverisë ‘Kurti’ nuk përfundon kjo autostradë.

    Sipas tij, nëse LDK është në qeverisje kjo do të përfundoj për 12 muaj.

    “Kjo nuk përfundon as në 2025-2026 me këtë qasje s’ka shpresë. Nëse LDK është në qeverisje kjo rrugë në afat prej 12 muajsh me punime intensive ish mbyll si çështje”, theksoi Haziri për “Front Online”.

    Bunjaku-Rexhepi: Për shkeljet e premtimeve, Kurti të ndëshkohet me vota

    Deputetja e “Lidhjes Demokratike të Kosovës” nga qyteti i Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka folur për “Front Online” lidhur me premtimin e pushteti aktual për përfundimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.

    Bunjaku-Rexhepi tha se shpreson që pushteti aktual të ndëshkohet me vota për mos mbajtjen e premtimeve.

    “Rruga Gjilan-Prishtinë është bërë derti i qytetarëve, studentëve e të punësuarve në Prishtinë. Po shpresoj që për këto shkelje të premtimeve, të ndëshkohet me votën e qytetarëve”, theksoi ajo.

    Sipas saj, Kurti çdo herë del kundër fjalëve të veta.

    Ajo madje thotë se kryeministri është bërë imun ndaj shkeljeve sistematike të premtimeve.

    “Autostrada e Gjilanit është zvarritur aq shumë, saqë  çdo qytetar zemërohet posa ia përmendni. Albin Kurti është bërë imun ndaj shkeljeve sistematike të premtimeve dhe deklaratave. Vazhdimisht del kundër fjalëve të veta. Kurrë nuk kërkon falje. As Urën e Badovcit nuk e kanë kryer”, përfundoi deputetja për “Front Online”.

    Kryeministri Albin Kurti në muajin korrik i kishte uruar qytetarët duke thënë se kjo autostradë po i përfundon punimet.

    “Autostrada Prishtinë—Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime! Kanë përfunduar mbi 70% të punimeve”, kishte shkruar Kurtin.

    Ministria e Infrastrukturës në muajin maj të këtij viti pati deklaruar se nuk ka zvarritje të punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë.

    ”Në të gjitha Lotet për zgjerimin e rrugës Nacionale N25, është duke u punuar. Ndërsa në Lotin 5 ku punët ndërtimore te rreth rrotullimi “Qershitë e Llapashticës” kanë përfunduar dhe ka mbet të vendoset sinjalizimi vertikal dhe ndriçimi. Punët në të gjitha lotet janë duke u zhvilluar konform kushteve të kontratës dhe me dinamikën e paraparë”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Front Online

     

    Qeveria “Kurti” përfundoi mandatin, por jo edhe autostradat e premtuara për Gjilan dhe Podujevë

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitarja e 94-të e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Stamena...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ka nisur punimet konferenca vjetore “FSK dhe Partnerët 2024”. Në aktivitetin që po mbahet në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, po marrin pjesë...
    Lajme02 Tetor 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtant Bashkim Jashari, ka thënë se “Siguria globale s’ka qenë kurrë më e sfiduar”. Jashari...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, për deklaratën e tij se “pagat dolën, ushtarët po...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë Tammara Ziv, e ka falënderuar për mbështetje kryeministrin Albin Kurti. Ziv falënderimin e bëri në gjuhën shqipe....
    Lajme02 Tetor 2024
    Anëtari i PSD-së, Azdren Shala, Azdren Shala, ka hedhur dilem se ministri Liburn Aliu mund të largohet nga VV-ja. Ai ka thënë...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ish-kandidati për kryetar të Podujevës, njëherësh kryetar i degës së LDK-së në këtë komunë, Ekrem Hyseni, thotë se njëri nga mashtrimet e...
    Lajme02 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Qeverinë për pengesat që, sipas tij, po krijohen në projektet kryesore të kryeqytetit, duke përfshirë...
    Lajme02 Tetor 2024
    Kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë, Isak Shabani në një prononcim për “Front Online” thotë se Qeveria ka treguar mungesë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.