×
  • Lajme
  • Lajme

    Sarrazin: Shumë investitorë po shkojnë në Serbi – duam që kjo të ndryshojë dhe të vijnë në Kosovë

    FrontOnline
    02 Tetor 2024

    I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se Gjermania ekonomikisht dhe politikisht është ndër partnerët kryesor të Kosovë, pasi sipas tij, shteti gjerman beson në të ardhmen dhe potencialin që ka Kosova.

    Në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane, shtoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë bashkë në tregun e BE-së.

    Madje sipas tij, shumë investitorë po investojnë në Serbi, prandaj edhe Kosova duhet të krijojë parakushte për një gjë të tillë, duke bërë thirrje që të punohet për një treg të përbashkët rajonal që mundëson zhvillim.

    “Ajo që dua të them është se nëse shoh mundësitë për rritje ekonomike, jam i bindur se Kosova është me potencial për inovacion dhe zhvillim. Gjermania ekonomikisht dhe politikisht është ndër partnerët kryesor në Kosovë sepse besojmë në të ardhmen tuaj”.

    “Në rajon nëse shihet potenciali që e keni në Ballkan për shkak të një popullate të re sepse nuk dëshiron të presë, por dëshiron të veprojë. Për investime, e kemi një hartë që ka diçka që quhet rajon. Dhe ne duam që të shkojnë bashkërisht në tregun e BE-së. Nëse shohim zgjerimin e Bashkimit Evropian, e shohim se ka qenë i suksesshëm gjatë vitit 2014-17”.

    “Të gjitha ekonomitë në Ballkan nuk janë një treg i mjaftueshëm që të vijë një kompani. Shumë investitorë shkojnë në Serbi, pra ne duam që kjo të ndryshojë dhe investitorët duam që të vijnë në Kosovë dhe të krijohet një treg i përbashkët rajonal”./EO

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se që nga e hëna ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Forumi i Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare synon thellimin...
    Lajme02 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka shpallur tender në vlerë prej 40 mijë euro për blerjen e perdeve dhe tepisonave. Ky tender është i...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Qeverinë për pengesat që, sipas tij, po krijohen në projektet kryesore të kryeqytetit, duke përfshirë...
    Lajme02 Tetor 2024
    Kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë, Isak Shabani në një prononcim për “Front Online” thotë se Qeveria ka treguar mungesë të...
    Lajme02 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të pritet sot nga ora 09:30 nga homologu i saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier. E para e...
    Lajme02 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim...
    Lajme02 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve të Ukrainës UNIAN, ku ka folur për ndihmën e Kosovës për...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2024
    Çmimet e naftës kanë shënuar rritje të mërkurën për shkak të shqetësimeve për një përshkallëzim edhe më të madh në Lindjen e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.