×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Rusia dhe Serbia, vende që orientohen nga ideologjia e përbashkët

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se Kosova është njëra ndër shtetet e botës që iu është bashkuar sanksioneve të shteteve ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë.

    Ai e ka përmendur edhe Serbinë e cila ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, dhe ka folur për bashkëpunimin e Serbisë me Rusinë dhe Kinën.

    “Lufta në Ukrainë është luftë që ndodhi pas 100 viteve në Evropë. Por kjo nuk do të thotë nëse ne nuk jemi të përfshirë nuk jemi të afektuar. Ne jemi veçanërisht të cenueshëm nga agresioni rus, sepse Serbia mban lidhje të ngushta me Rusinë. Lidhjet nuk janë pothuajse historike apo fetare. Dy vende që janë thellësisht të orientuara nga ekonomia dhe ideologjia”.

    “Rusia ka shumicën e aksioneve në kompanitë energjetike serbe dhe investimet ruse në Serbi u rritën 8 herë më shumë që nga pushtimi i Ukrainës. Por ndikimet dalin për tej energjisë, përfshijnë universitetet, mediat dhe sferën intelektuale”.

    “Serbia është shteti i vetëm evropian i cili ka refuzuar të vendos sanksione ndaj Moskës për luftën në Ukrainë. Po ashtu nuk ka ngritur asnjë kundërshtim edhe për ndonjë luftë tjetër të Rusisë që ka nisur, përfshirë edhe luftën në Gjeorgji, dhe invazionin në Ukrainë të vitit 2014. Ky bashkëpunim po ashtu ka thirrur edhe prezencën e Kinës, e cila është partneri kryesor tregtar i Serbisë jashtë BE-së”, ka thënë Kurti.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se do ishte mirë, nëse në 2025-ën disa deputetë të opozitës do...
    Lajme30 Shtator 2024
    Dy deputetët e "Lëvizjes Vetëvendosje", Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nesër pritet të ndajnë rrugët me këtë parti. Ata nëse do ta...
    Lajme30 Shtator 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua sot në Tiranë me lidershipin politik dhe ushtarak...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Qeveria gjermane po ndjek një politikë të rreptë kursimi. Në vitin 2025, financimi gjerman për ndihmën humanitare në botë do të përgjysmohet....
    Ekonomi30 Shtator 2024
    Ka dështuar ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator. Kjo pas skadimit të mandatit edhe të ushtruesit...
    Lajme30 Shtator 2024
    Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim atashetë e mbrojtjes së Republikës së Kosovës të akredituar në shtetet partnere...
    Lajme30 Shtator 2024
    Enver Haliti, deputet  nga Lëvizja Vetëvendosje,  ka deklaruar se dimri sjell një rritje të konsiderueshme të konsumit të energjisë elektrike, për shkak...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se shefja e këtij dikasteri Donika Gërvalla-Schwarz, do të marrë pjesë 10-të vjetorin...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati të dielen, ka deklaruar se depozitat e Ekonomive Familjare në valutën euro për herë të parë kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.