×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami-Muratit: Rritja e çmimeve nga Qeveria e VV-së e ka shtyrë një popull të tërë të zhyten në borxhe

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Ministri i Financave, Hekuran Murati të dielen, ka deklaruar se depozitat e Ekonomive Familjare në valutën euro për herë të parë kanë tejkaluar shifrën 4 miliardë euro, sipas raportit të publikuar nga BQK për muajin gusht. 

    Lidhur me këtë, ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila ka adresuar sërish kritika ndaj Ministrit Murati.

    Bajrami ka thënë se rritja e depozitave familjare në banka është një fakt i paqëndrushëm, pasi siq thotë ajo, populli i Kosovës është zhytur në borxhe për shkak të rritjes së çmimeve, dhe mungesës së vendosjes së masave nga Qeveria Kurti për këtë.

    “Por, derisa depozitat janë rritë për 1.5 miliardë euro, dhe këto nuk janë kurrfarë treguesi i mirëqenies, hajde të tregojmë se sa sa janë rritë mbitërheqjet (overdraftet) e qytetarëve tonë në banka. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës mbitërheqjet në banka janë rritë nga 1 miliardë e 682 milionë euro sa ishin për vitin 2020, në 5 miliardë e 342 milionë euro për vitin 2023”.

    “Këto janë borxhe afat shkurtra që qytetarët i marrin në banka për të financuar kryesisht konsumin familjar (në plot raste qytetarët hynë minus në bankë ka data 20 e muajit aktual dhe mandej me të marrë pagën në fillim të muajit pasues e kthejnë këtë borxh. Overdraftet i shfrytëzojnë edhe bizneset, jo për investime, me shumë për shpenzime operative)”, ka thënë Bajrami.

    Më tej, ajo ka theksuar se tani Murati mundet të dalë në emër të fjalës së lirë dhe të thotë se edhe, sipas saj, zhytja e qytetarëve në borxhe është “shenjë e rritjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit nën qeverisjen e LVV-së”.

    ” E vërteta qëndron krejt ndryshe, rritja e çmimeve dhe mungesa e çfarëdo mase nga e qeverisë e ka shtyrë një popull të tërë të zhyten në borxhe dhe po një pjesë e qytetarëve që kanë gjendjen financiare pak më të mirë po i ruajnë paratë e tyre në banka, sepse po kursejnë, janë të kufizuar në shpenzime, s’po investojë ngase ka mungesë të sigurisë ekonomike dhe jo vetëm., ka thënë Bajrami.

     

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosekzekutimin e pagave ndaj sektorit publik. Pagat...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në...
    Lajme30 Shtator 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari ka reaguar pas dështimit për ekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se Kosova është njëra ndër shtetet e botës që...
    Lajme30 Shtator 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua sot në Tiranë me lidershipin politik dhe ushtarak...
    Lajme30 Shtator 2024
    Deputeti nga PDK, Ferat Shala, e konfirmoi për FrontOnline  shqetësimin e ZRRE-së, duke theksuar se nuk janë bërë investime kapitale në sektorin...
    Sport30 Shtator 2024
    Legjenda e NBA-së, Dikembe Mutombo, ka vdekur në moshën 58-vjeçare nga kanceri në tru, është bërë e ditur të hënën nga liga...
    Lajme30 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, Kosovës i është referuar në gjuhën shqipe. Në fjalimin e tij,...
    Lajme30 Shtator 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas dështimit të ekzekutivit për ekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.