×
  • Lajme
  • Lajme

    Pal Lekaj: Qeveria “Kurti” dhe ZRRE-ja kanë shkelur të drejtat e qytetarëve dhe kanë dëmtuar xhepat e tyre

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Pal Lekaj deputet nga AAK, kritikoi Qeverinë Kurti për dështimin dhe siç tha për keqpërdorimin e sektorit të energjisë. Ai theksoi se ky pushtet, në koordinim me ZRRE-në, ka sjellë reduktime të vazhdueshme të energjisë dhe rritje të çmimit, duke dëmtuar qytetarët dhe ndërmarrjet.

    “Qeveria Kurti ka dështuar dhe ka keqpërdorur me sektorin e energjisë së Kosovës. Ky pushtet në koordinim me ZRRE-në po mbyllë mandatin qeverisës, duke i sjellur qytetarëve në vazhdimësi reduktime të energjisë, dy herë rritje të çmimit të energjisë, vendosjen e normave të caktuara që kanë dëmtuar qytetarët dhe ndërmarrjet”, tha  Lekaj për FrontOnline.

    Lekaj theksoi se pagesa e faturave për serbët në veri është bërë në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe kërkoi shkarkimin e Qeverisë dhe ZRRE-së për shkeljen e të drejtave të qytetarëve.

    “Pagesa  e faturave të serbëve në veri  është bërë në kurriz të qytetarëve të Kosovës. Thënë ndryshe Qeveria Kurti dhe ZRRE kanë shkelur të drejtat e qytetarëve dhe dëmtuar xhepin e tyre, prandaj ne si AAK në vazhdimësi kemi kërkuar shkarkimin e të dyjave”, theksoi Lekaj.

    Ai shpreson se nuk do të ketë probleme në furnizim gjatë dimrit.

    “Ne urojmë që të mos ketë probleme në furnizim të qytetarëve gjatë dimrit, por duke e njohur këtë strukturë udhëheqëse që menaxhojnë me energjinë, nëse do të këtë dimër të ftohtë qytetarët dhe bizneset do të kenë të njëjtat probleme. Ky pushtet, mos të harrojmë që me qasjen e gabuar për shtetin nuk arriti të investojë as në ndërtimin e termocentraleve të reja, e që e sjellë Kosovën brenda pak viteve në sfida të mëdha energjetike’’, përfundoi Lekaj.

    Shtrenjtim dhe reduktime/ A rrezikon që Kosova të përballet me mungesë të rrymës gjatë dimrit?

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, Kosovës i është referuar në gjuhën shqipe. Në fjalimin e tij,...
    Lajme30 Shtator 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas dështimit të ekzekutivit për ekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë. Ai ka...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se e ka nënshkruar vendimin për ekzekutimin e mjeteve për 113 studentët e...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2024
    Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, përmendi shumë vërejtje për Qeverinë, ndërsa tha se pushteti po e sulmon partinë më të vjetër në...
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Autoritetet nepaleze thanë të hënën se të paktën 193 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 100 janë lënduar pasi kombi Himalayan...
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione të shumta. Deputetët e Partisë Demokratike që në...
    Sport30 Shtator 2024
    Sipas “Il Secolo XIX”, Genoa përkohësisht ka ndalur bisedimet me Antioni Candrevan, për t’u fokusuar më shumë te ish-ylli i Premier Leagua,...
    Lajme30 Shtator 2024
    Në fund të dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Ahmet Rrahmanaj u ankua për trajtimin që i është bërë sipas tij në...
    Vip30 Shtator 2024
    Ilnisa Agolli është rrëfyer për herë të parë lidhur me lajmet për ‘aksidentin’ e Meritonit! Në një intervistë në emisionin “E diela...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.