×
  • Sport
  • Sport

    Klubi italian interesohet për shërbimet e Dele Alli

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Sipas “Il Secolo XIX”, Genoa përkohësisht ka ndalur bisedimet me Antioni Candrevan, për t’u fokusuar më shumë te ish-ylli i Premier Leagua, Dele Alli.

    Klubi që po kalon në vështirë në këtë fillim sezoni në Serie A, Genoa ka nisur “gjuetinë” për një lojtar të ri, pas lëndimit të rëndë të Ruslan Malinovskyi.

    Disa raportime bëjnë me dije se Genoa ishte shumë afër arritjes së marrëveshjes me Antonio Candrevan, por ka vendosur t’i ndalë ato bisedime, shkaku i harmonisë në ekip. Pasi Candreva në të kaluarën ka luajtur për Sampdorian.

    Kështu, klubi ka kthyer interesimin kah ish-ylli anglez, Dele Alli, i cili është agjent i lirë.

    Anglezi është pa klub që nga qershori, pasi kishte mbyllur aventurën tek Evertoni.

    Alli ka 51 gola dhe 34 asistime në 194 paraqitje në Premier League me Evertonin dhe Tottenhamin. Ndeshja e fundit e luajtur nga Alli ishte ajo e shkurtit 2023 në Turqi me Besiktasin. Kjo pasi anglezi kishte probleme me lëndime, por mbi të gjitha probleme me depresionin.

    Genoa i ka humbur tri ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë këtu edhe një humbje nga rivalët e qytetit në Kupën e Italisë, Sampdoria.

    Genoa ka vetëm pesë pikë, pas gjashtë ndeshjeve në Serie A./GazetaExpress/

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Sport30 Shtator 2024
    Legjenda e NBA-së, Dikembe Mutombo, ka vdekur në moshën 58-vjeçare nga kanceri në tru, është bërë e ditur të hënën nga liga...
    Sport30 Shtator 2024
    Superylli Kylian Mbappe është emëruar në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen e tyre në Champions League me Lille. Skuadra franceze pret...
    Sport30 Shtator 2024
    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje live mbrëmjen e djeshme në emision sportiv “AS”...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2024
    Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim atashetë e mbrojtjes së Republikës së Kosovës të akredituar në shtetet partnere...
    Lajme30 Shtator 2024
    Enver Haliti, deputet  nga Lëvizja Vetëvendosje,  ka deklaruar se dimri sjell një rritje të konsiderueshme të konsumit të energjisë elektrike, për shkak...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se shefja e këtij dikasteri Donika Gërvalla-Schwarz, do të marrë pjesë 10-të vjetorin...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati të dielen, ka deklaruar se depozitat e Ekonomive Familjare në valutën euro për herë të parë kanë...
    Lajme30 Shtator 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, dhe Kryetaren e Komisionit...
    Lajme30 Shtator 2024
    Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, përmendi shumë vërejtje për Qeverinë, ndërsa tha se pushteti po e sulmon partinë më të vjetër në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.