×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zvicra dhe Italia rishikojnë kufirin për shkak të shkrirjes së akullnajave

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Zvicra dhe Italia kanë rivendosur një pjesë të kufirit të tyre në Alpe për shkak të shkrirjes së akullnajave, të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

    Një pjesë e zonës së prekur do të jetë nën Matterhorn, një nga malet më të larta të Evropës, dhe afër një numri vendpushimesh të njohura të skive.

    Seksione të mëdha të kufirit zvicerano-italian përcaktohen nga kreshtat e akullnajave ose zona me borë të përhershme, por shkrirja e akullnajave ka bërë që këta kufij natyrorë të zhvendosen, duke çuar në përpjekjen e të dy vendeve për të korrigjuar kufirin.

    Zvicra miratoi zyrtarisht marrëveshjen për ndryshimin të premten, por Italia ende nuk e ka bërë të njëjtën gjë. Kjo pason një projektmarrëveshje nga një komision i përbashkët zvicerano-italian në maj 2023.

    Statistikat e publikuara shtatorin e kaluar treguan se akullnajat e Zvicrës humbën 4% të vëllimit të tyre në vitin 2023, humbja e dytë më e madhe ndonjëherë pas shkrirjes rekorde të vitit 2022 prej 6%.

    Të premten, Zvicra tha se kufijtë e ripërcaktuar ishin hartuar në përputhje me interesat ekonomike të të dyja palëve.

    Mendohet se qartësimi i kufijve do t’i ndihmojë të dy vendet të përcaktojnë se cili është përgjegjës për mirëmbajtjen e zonave specifike natyrore.

    Kufijtë zvicerano-italian do të ndryshohen në rajonin e Plateau Rosa, strehën Carrel dhe Gobba di Rollin – të gjitha janë afër Matterhorn dhe vendpushimet e njohura të skive duke përfshirë Zermatt.

    Ndryshimet e sakta të kufijve do të zbatohen dhe marrëveshja do të publikohet pasi të dyja vendet ta kenë nënshkruar.

    Zvicra thotë se procesi i miratimit për nënshkrimin e marrëveshjes është në proces në Itali, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Senatorin italian Luciano D’Alfonso të shoqëruar nga një grup sipërmarrësish italianë. Në...
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Prokuroria e Tiranës po kërkon sekuestrimin e disa pronave dhe veturave në pronësi të një punonjëse në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare në...
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Shefi i diplomacisë në Serbi, Marko Gjuriq, tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për hetimet...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2024
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) dega në Gjilan, Nazim Gagica në një prononcim për portalin Front Online, njerëzit e pushtetit...
    Lajme30 Shtator 2024
    Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Ahmet Rrahmanaj kërkoi që t’i ndahet kohë që të flas lidhur me procesin si dhe...
    Lajme30 Shtator 2024
    Pas dorëzimit të peticionit me mbi 30 mijë nënshkrime nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK) të mbledhura në...
    Opinione30 Shtator 2024
    Shkruan: Arian Zeka Nëse qeveria aktuale merr meritat për rritjen e eksporteve viteve të fundit, a do të duhej të merrte edhe...
    Vip30 Shtator 2024
    Në episodin e kaluar të “Pa Filtra” në “E Diell” ndodhi një skenë e papritur mes njërit nga konkurrentët dhe anëtares së...
    Sport30 Shtator 2024
    Lamine Yamal vazhdon të ketë të gjithë vëmendjen te ai, me yllin 17-vjeçar të Barcelonës që vijon të shkëlqejë ndeshje pas ndeshje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.