×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungon dëshmitari, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj drejtorit të Arsimit në Rahovec

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Për shkak se dëshmitari Refki Kryeziu gjendet jashtë vendit, ka dështuar sërish seanca e paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, në rastin ku Avni Morina në cilësi të drejtorit të Arsimit në Rahovec po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Kryetari i trupit gjykues, Ilir Rashkaj bëri të ditur se Stacioni i Policisë në Rahovec kanë vepruar sipas urdhëresës dhe kanë njoftuar gjykatën se dëshmitari Kryeziu gjendet jashtë vendit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Mirëpo, mbrojtësi i të akuzuarit Morina, avokati Dardan Morina tha se mbetet pranë propozimit që dëshmitari Kryeziu të dëgjohet edhe njëherë.

    Ndërsa, prokurorja, Ardita Beqiraj-Hyseni kërkoi nga ana e gjykatës që të bëhen përpjekje maksimale për sigurimin e prezencës së dëshmitarit, që sipas saj, kjo çështje mos të zvarritet.

    Po ashtu, prokurorja Beqiraj-Hyseni kërkoi nga gjykata që në seancën e radhës të shikohet edhe mundësia për revokimin e aktvendimit për dëgjimin e dëshmitarit Kryeziu, pasi që i njëjti është dëgjuar pranë kësaj gjykate.

    Në këto rrethana, seanca e radhës u caktua për një datë tjetër.

    Ndryshe, sipas aktakuzës, Avni Morina po akuzohet se nga muaji janar-qershor të vitit 2021, në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Rahovec, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke i shkaktuar dëm të dëmtuarës Xhevahire Hajda, dhe buxhetit të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që i njëjti në zyrën e tij, iu ka mundësuar Refki Kryeziut-profesor në lëndën e Edukatës Fizike në SHMTP “Selajdin Mullabazi” në Rahovec dhe të dëmtuarës së lartcekur që të nënshkruajnë një marrëveshje-deklaratë të përbashkët, të njëjtën e vërteton me vulë zyrtare.

    Sipas aktakuzës, nga kjo marrëveshje ka përfituar Refki Kryeziu që të marrë pagën e plotë mujore janar-qershor, pa dalë fare në punë, po ashtu dhe shtesat për COVID-19 në shumë prej 100 euro çdo muaj. Gjatë kësaj kohe sipas kësaj marrëveshje, e dëmtuara Xhevahire Hajda, e kishte zëvendësuar të njëjtin pa përfillur procedurat ligjore për rekrutim, ashtu që pa kontratë i ka mbajtur 26 orë mësimore, duke mos figuruar fare në listën e pagave dhe për muajt janar-shkurt, nuk paguhet fare.

    Në aktakuzë thuhet se e dëmtuara nga muaji mars-qershor ishte paguar në mënyrë private nga profesori Refki Kryeziu.

    Për këto, i pandehuri Avni Morina po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi i parë i Kodit Penal.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2024
    Policia në Shtime ka nisur një aksion në rrugët e qytetit për largimin e veturave nëpër vend parkingje të ndaluara me shenja...
    Front TV30 Shtator 2024
    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me nënkryetaren, Jehona Lushaku, kanë vizituar shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, ku kanë parë nga afër...
    Lajme30 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, i është kundërpërgjigur Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, pas një interviste kur ky i fundit...
    Të tjera
    Sport30 Shtator 2024
    Lamine Yamal vazhdon të ketë të gjithë vëmendjen te ai, me yllin 17-vjeçar të Barcelonës që vijon të shkëlqejë ndeshje pas ndeshje...
    Vip30 Shtator 2024
    Pas shtatë vitesh mungesë, Stine u rikthye para publikut mbrëmjen e djeshme në Këngën Magjike. Ai do të marrë pjesë me këngën...
    Lajme30 Shtator 2024
    Nga viti në vit vërehet rritje e rasteve të prekura nga kanceri. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK)...
    Lajme30 Shtator 2024
    I pari i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti ka potencuar për Front Online se projektet në Gjilan nuk po finalizohen për shkak...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se sot është hapur thirrja për përkrahjen e studimeve të doktoratës në...
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Prokuroria e Tiranës po kërkon sekuestrimin e disa pronave dhe veturave në pronësi të një punonjëse në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.