×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Burgosja e deputetit Salianji, PD proteston sonte

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në Shqipëri, ka vendosur se protesta e radhës të mbahet pasditen e sotme në orën 18:00.

    PD në reagimin e saj, ka ftuar shqiptarë, që siç thotë në një deklaratë, “të bëhemi të gjithë bashkë në Tiranë, për të reaguar kundër padrejtësive me autor të vetëm Edi Ramën. Mospajtimi me padrejtësinë është mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet atë ditë në të gjithë rrugët e Tiranës”.

    DEKLARATA E PLOTË

    Rendi kushtetues ka rënë dhe balanca mes pushteteve është asgjësuar. Në Shqipëri, një person i vetëm, Kryeministri, ka grumbulluar çdo pushtet në duart e tij. Ka asgjësuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes bllokimit prej 11 vjtësh të një Reforme Zgjedhore kuptimplotë, duke mos reflektuar asnjë prej Rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Shkelja e barazisë së palëve në zgjedhje dhe mohimi i të drejtës për Qeveri asnjanëse Teknike për zgjedhjet e ardhshme, synojnë deformimin e vullnetit të qytetarëve dhe pengimin me forcë të rotacionit politik.

    Edi Rama përdor Parlamentin, drejtësinë dhe mediat për të ruajtur pushtetin e tij personal dhe për të rrënuar ekonomikisht qytetarët shqiptarë. Maxhoranca në Parlament refuzon me votë të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për dorëzimin e bashkëpunëtorëve të tij përpara drejtësisë.

    Lideri i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie antikushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitarë, duke e penguar me forcë dhe pa ligj aktivitetin e tij politik.

    Eurodeputeti Fredi Beleri u zgjodh duke qenë në burg, pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, pas një fushate publike deniguese nga kryeministri dhe pas një fitorje të pritshme të tij si kryebashkiak. Ndaj tij nuk u paraqit asnjë provë dhe nuk u lejua të betohej pas fitores së zgjedhjeve, sepse kryeministri e sheh Jugun e Shqipërisë si një pronë private për t’u pasuruar përmes korrupsionit.

    Këtë javë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, deputeti Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm. Burgosja e një deputeti pa ligj dhe prova është mesazh politik për heshtjen e opozitës, asgjesimin e saj dhe ekzekutimin e lirisë së shprehjes.

    Për këtë arsye, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike: Ditën e hënë, datë 7 Tetor 2024, ora 18:00, fton qytetarët shqiptarë të bëhemi të gjithë bashkë në Tiranë, për të reaguar kundër padrejtësive me autor të vetëm Edi Ramën. Mospajtimi me padrejtësinë është mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet atë ditë në të gjithë rrugët e Tiranës.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Me një imazh në mes kanabisit, demokrati i burgosur, Ervin Salianji, nga qelia ka bërë një reagim duke apeluar tek shqiptarët të...
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Izraeli duket se po zgjeron fushatën e tij kundër grupeve të mbështetura nga Irani në të gjithë Lindjen e Mesme, me sulmet...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Drejtuesit e automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar janë paralajmëruar për një detaj në patentë shoferi që mund t’i kapë ata në befasi....
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Shtetet e...
    Lajme30 Shtator 2024
    Rafuna: Qeveria me urgjencë të hartojë një strategji për parandalimin e ikjes së rinisë nga Kosova Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës,...
    Lajme30 Shtator 2024
    Një person është raportuar i zhdukur në Prizren. Rasti po hetohet. “PERSON I ZHDUKUR- Prizren / 29.09.2024 – 17:00. Ankuesja kosovare ka...
    Lajme30 Shtator 2024
    Një person ka raportuar në polici se hajnat kanë vjedhur në një shtëpi të mërgimtarëve, të dielën në Ferizaj. Sendet e vjedhura...
    Lajme30 Shtator 2024
    Një person është arrestuar dje në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë. Ai dyshohet që e ka kanosur një person tjetër. I dyshuari...
    Lajme30 Shtator 2024
    Në shkollën “Selman Riza” në Fushë Kosovë jo të gjithë nxënësit janë pajisur me libra shkollorë. Madje dyshohet se ka prindër, të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.