×
  • Lajme
  • Lajme

    Në një shkollë në Fushë Kosovë jo të gjithë nxënësit janë pajisur me libra shkollorë, dyshohet se parat u keqpërdorën nga prindërit

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Në shkollën “Selman Riza” në Fushë Kosovë jo të gjithë nxënësit janë pajisur me libra shkollorë. Madje dyshohet se ka prindër, të cilët ani pse kanë marrë subvencionet nuk iu kanë blerë fëmijëve të tyre tekstet shkollore. Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit e quajnë si të gabuar këtë formë të subvencionimit.

    Ka kaluar pothuajse një muaj që nga fillimi i vitit të ri shkollor.

    Por mësimdhënësit në disa nga shkollat në vend po kanë probleme me nxënësit të cilët ende nuk i kanë siguruar librat.

    Një problem i tillë është evidentuar në shkollën “Selman Riza” në Fushë-Kosovë.

    “Të them të drejtën kemi telashe, sidomos në gjuhën angleze. Sa jam në dijeni prej Ministrisë subvencionet se janë kry, ndoshta kanë mbet diku ma pak diku më shumë, por pjesa dërmuese i kanë kry, por librat nuk i kemi këtu. Kemi telashe me libram disa thonë se në stoqe nuk ka sasi të mjaftueshme, sepse ka qenë një evazion i qytetarëve që kanë shkuar në një librari dhe nuk ka gjet”, thotë drejtori i shkollës Esad Simnica

    Drejtori i kësaj shkolle, Esad Simnica, thotë se ka prindër të cilët ani pse i kanë marrë subvencionet nuk iu kanë blerë librat fëmijëve të tyre.

    “Po ka me herët e pata me gjuhën angleze, e cila më tha që unë jam dijeni që i kanë marrë subvencionet dhe kam kërkuar si kujdestare a i keni marrë subvencionet dhe tha i kam marrë, por librat nuk janë. Ka keqpërdorime”, thotë ai.

    E sipas ekspertit të arsimit, Rinor Qehaja, Ministria e Arsimit duhet të marrë masa ndaj këtyre prindërve.

    “Ministria në këtë rast duhet me garantuar mekanizma që me të vërtetë ata prind të cilët  subvencionohen për blerjen e teksteve shkollore, dhe si të tilla i blejnë dhe i shfrytëzojnë për destinimin e tyre. Dhe me të vërtetë ajo çfarë na është dëshmuar këtë vit është një trend në rritje të rasteve të ripërdorimit të teksteve shkollore të vjetra nga nxënësi tek nxënësi”, shprehet Qehaja.

    Kritika në lidhje me formën e subvencionimit të librave kanë edhe nga Sindikata e Arsimit.

    “Mund të ketë, nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që ndonjë prind pa ndonjë qëllim të keq, por të gjendur në situata të rënda sociale ato pare të ketë  dedikuar për diçka tjetër me shpresë se mësuesit e klasës do të ia kompletojnë. Krejt kjo ka mundur të mos ndodhë fare dhe të mos i vënë në siklet mësimdhënësit. Unë po them se duhet të ndërprerë kjo formë e shpërndarjes se librave”, shprehet kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

    Qeveria e Kosovës këtë vit, ka ndarë afër 14  milionë euro për subvencionimin e blerjes së librave dhe mjeteve mësimore.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2024
    Një person është arrestuar dje në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë. Ai dyshohet që e ka kanosur një person tjetër. I dyshuari...
    Lajme30 Shtator 2024
    Më 11 tetor komanda e forcave paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë, do t’i kthehet italianëve. Në pozitën e komandantit të KFOR-it, në...
    Lajme30 Shtator 2024
    Kryesindikalisti i sektorit privat: Mbi 250 mijë punëtorë jaanë larguar nga Kosova Rritjen e numrit të udhëtarëve për në Evropë pas liberalizimit...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës sot do të dorëzojë në kuvend nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës qytetare...
    Lajme30 Shtator 2024
    Edhe sot pritet të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Seanca pritet të...
    Lajme30 Shtator 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet me fillim nga ora 11:00. Ky është rendi i ditës: Miratimi i procesverbaleve të...
    Lajme30 Shtator 2024
    Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet...
    Lajme29 Shtator 2024
    Estonezja Kaja Kallas, e cila shpejt pritet ta zëvendësoje Josep Borrellin si shefe e re e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian,...
    Lajme29 Shtator 2024
    29 shtatori shënon ditën botërore të shëndetit të zemrës. Kjo fushatë shërben për informimin në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.