×
  • Lajme
  • Lajme

    Përjashtimi nga CEFTA dhe Procesi i Berlinit me pasoja për Kosovën

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Pasoja të mëdha në ekonominë e vendit e integrimet evropiane mund të shkaktojë përjashtimi i Kosovës nga CEFTA dhe Procesi i Berlinit. Njohës të ekonomisë dhe politikës kanë kërkuar mobilizim të Qeverisë, në mënyrë që kërcënimet e shtetit gjerman mos të jetësohen. Mirëpo, ndalesa për mallrat e prodhuara në Serbi vazhdon të jetë në fuqi.

    Ndalesa për mallrat e prodhuara në Serbi vazhdon edhe më tej të jetë në fuqi.

    As pas kërcënimeve për përjashtimin e Kosovës nga marrëveshja për tregti të lirë CEFTA dhe Procesi i Berlinit, nuk kanë mobilizuar ekzekutivin kosovar në ndryshimin e këtij vendimi.

    Nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë ditë më parë RTK-së se janë duke punuar drejt zhbllokimit të CEFTA-s, megjithëse nga e njëjta nuk kanë treguar nëse janë duke konsideruar heqjen e ndalesës së importit nga Serbia.

    Njohës të politikës thonë se në rast të mospjesëmarrjes së Kosovës në Procesi i Berlinit, pasojat do të jenë të mëdha në rrugën drejt integrimeve evropiane.

    Ekspertë të ekonomisë kërkojnë nga Qeveria të ndërmarrë veprime sa më shpejt, në mënyrë qëvendi të mos përballet me masa, që shkojnë në dëm të ekonomisë”, tha Artan Muhaxhiri, njohës i politikës.

    Gjermania tashmë ka nisur përgatitjet për samitin e Procesit të Berlinit i cili do të mbahet më 14 tetor.

    Javën e kaluar, CEFTA ka njoftuar se ministrat e Ekonomisë u mblodhën në Berlin për të shënuar dhjetëvjetorin e Procesit të Berlinit dhe për të vendosur agjendën e ardhshme. Konferenca, që mblodhi së bashku ministra, liderë të biznesit dhe ekspertë ndërkombëtarë, u përqendrua nën vlerësimin e progresit drejt krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal. Mundësitë ekonomike të rajonit, teksa afrohet me integrimin në BE, ishin në qendër të diskutimeve, së bashku me dhjetë marrëveshje të rëndësishme të lehtësimit të tregtisë së CEFTA-s që janë në pritje të miratimit.

    Marrëveshjet në kuadër të CEFTA-s miratohen nga Komiteti i Përbashkët në formën e Vendimeve, Protokolleve Shtesë ose Rekomandimeve. Aktualisht, dhjetë marrëveshje të tilla janë në pritje të miratimit në fusha të ndryshme: tregtia elektronike, shërbimet e shpërndarjes së pakove, parandalimi i bllokimit të pajustifikuar gjeografik, kualifikimet profesionale, pronësia intelektuale, menaxhimi i rrezikut, shërbimet e agjencive të udhëtimit, sigurimi i motorëve, njohja e operatorëve ekonomikë të autorizuar dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve tregtare.

    Përjashtimi nga CEFTA dhe Procesi i Berlinit me pasoja ekonomike dhe politike për Kosovën /RTK

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, është takuar me mërgimtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me përfaqësues të shoqatave shqiptare. Zyra e Kryeministrit...
    Lajme30 Shtator 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës sot do të dorëzojë në kuvend nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës qytetare...
    Lajme30 Shtator 2024
    Edhe sot pritet të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Seanca pritet të...
    Të tjera
    Lajme29 Shtator 2024
    Milan Radoiçiq, e 44 të tjerët që akuzohen për vepra penale të terrorizmit e vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës, mund...
    Lajme29 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që po qëndron në SHBA fundjavën e ka ndarë për takime me diasporë. shqiptare atje. Të dielën,...
    Sport29 Shtator 2024
    Shqipëria dhe Serbia do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian U21 që do të mbahet në vitin 2027. Kjo pritet të zyrtarizohet...
    Lajme29 Shtator 2024
    Kryetari i Grupit Parlamnetar të AAK-së, Besnik Tahiri, në tubimin e mbajtur sot në Bern të Zvicrës, kryetarin e partisë Ramush Haradinaj...
    Lajme29 Shtator 2024
    Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Argjentinës, Diana Mondino, Zëvendëskryeministrja...
    Lajme29 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në New York ka bërë homazhe tek varrezat ku prehen eshtrat e vëllezërve, Agron, Mehmet dhe Yll...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.