×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaja Kallas në vend të Borrellit, çka e pret Kosovën në dialog?

    FrontOnline
    29 Shtator 2024

    Estonezja Kaja Kallas, e cila shpejt pritet ta zëvendësoje Josep Borrellin si shefe e re e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian, mund të jetë më e ashpër, por në raport me Kosovën mund të ketë qasje pak më pozitive.

    Për Borellin dhe Lajçakun, kryeministri Albin Kurti u ankua se kur ka shkelje nga Serbia nuk i bien bilbilit.

    Por në fushën e dialogut shumë shpejt do të ndërrohen referat.
    Rolin e arbitrit në kostumin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, në vend të spanjollit Josep Borrell do ta luajë estonezja Kaja Kallas, politikania që deri në korrik të këtij viti ishte kryeministre e Estonisë.

    “Zonja Kallas si shefe e Jashtme do të jetë shumë më e ashpër por për të gjitha palët, kështu që është refere shumë e mirë, por nuk kisha qenë shumë entuziast në kuptimin e asaj sepse obligimet që i kemi ne, nuk mund të iu ikim, pavarësisht kushdo që vjen refer”, ka deklaruar për TV Dukagjinin profesori Dritëro Arifi.

    Krahas saj, sipas Arifit me e rëndësishme është që Bashkimi Evropian ta rihapë një dialog tjetër brenda tij, në mënyrë që të tërhiqet nga neutraliteti dhe ta pranojë Kosovën si shtet që faktikisht ekziston.

    Me gjithë ndryshimet në hierarkinë e bllokut evropian, analisti Visar Ymeri përpos një qasje pak më pozitive, nuk pret ndryshime radikale, pasi që sipas tij vendet anëtare e kanë timonin në duar.

    “Unë mendoj edhe çka kisha pas dëshirë me e pa është që me ardhjen e zonjës Kallas në detyrën e saj dhe pastaj të shohim se kush po vendoset si zëvendësues i z. Lajçak se do të ketë më shumë trysni karshi Serbisë, ose së paku propozime për t’iu shtuar trysnia Serbisë për ta zbatuar pjesën e vetë të marrëveshjes. Psh. ne jemi në sanksione si Kosovë dhe e dimë pse jemi në sanksione si Kosovë, të mos sillemi sikur nuk e dimë, por në anën tjetër Serbia është përgjegjëse për sulmin në Banjska për të cilin nuk ka marrë asnjë lloj ndëshkimi”, ka deklaruar Ymeri.

    Estonezja Kallas është takuar disa herë me liderët e Kosovës dhe njihet për qëndrime pro integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, kritike e Rusisë dhe dashamirëse e rolit të NATO-së në Evropë.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2024
    Një shqiptar është arrestuar në Gjermani. Mediat gjermane, raportojnë se 38-vjeçarit të lindur në Suedi iu gjetën gjashtë armë të zjarrit me...
    Lajme30 Shtator 2024
    Për 9 muaj hiç më pak se 6700 autobusë kanë qarkulluar me pasagjerë nga Kosova për në Evropë vetëm nga Stacioni i...
    Lajme30 Shtator 2024
    Pasoja të mëdha në ekonominë e vendit e integrimet evropiane mund të shkaktojë përjashtimi i Kosovës nga CEFTA dhe Procesi i Berlinit....
    Të tjera
    Lajme29 Shtator 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira. Era do fryjë kryesisht nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet...
    Sport29 Shtator 2024
    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thënë se institucioni që ai e drejton i kishte kontaktuar Kosovën e Maqedoninë...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Drejtuesit e automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar janë paralajmëruar për një detaj në patentë shoferi që mund t’i kapë ata në befasi....
    Lajme29 Shtator 2024
    Milan Radoiçiq, e 44 të tjerët që akuzohen për vepra penale të terrorizmit e vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës, mund...
    Lajme29 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që po qëndron në SHBA fundjavën e ka ndarë për takime me diasporë. shqiptare atje. Të dielën,...
    Sport29 Shtator 2024
    Shqipëria dhe Serbia do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian U21 që do të mbahet në vitin 2027. Kjo pritet të zyrtarizohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.