×
  • Lajme
  • Lajme

    Kastrati: Kurti është diktator dhe trashëgimia e fundit e mykut komunist të Ballkanit

    FrontOnline
    28 Shtator 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të manipuluar mediat dhe opinioni publik, në një deklaratë të bërë në Presidiumin vjetor të Internacionales Socialiste.

    Lidhur me këtë çështje ka reaguar deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati, ku kryeministrin Kurti e quan diktator, pasi që sulmi i tij ndaj mediave dhe portretizimi i tyre si të regjimit të vjetër janë simptoma klasike që ky pushtet po lëviz drejt një regjimi të ri diktatorial.

    “Kurti është diktator. Ai është trashëgemia e fundit e mykyt komunist të Ballkanit. Sulmi i tij ndaj mediave ka qëllimin e nxitjes së atmosferës së frikës dhe autocensures te mediet me shpresë që gazetarët e redaksitë e tyre ta ndiejnë kërcënimin nëse publikojnë raporte të pavarura apo nëse adresojnë pyetje kritike për qeverinë. Sulmet e vazhdueshme të Kurtit ndaj mediave në Kosovë dhe portretizimi i tyre si të regjimit te vjetër e armik të shtetit janë simptoma klasike qe ky pushtet po levizë drejt një lloji të regjimit të ri diktatorial të ketij shekulli, ku sistemi demokratik shihet vetem si formë e procedurë por nuk lejohet bërthama”, tha ai.

    Kastrati thotë se pluralizmi dhe liria e shprehjes janë goditur rëndë nga kryeministri Kurti, ku për këtë gjë deputeti në fjalë e fajson edhe opozitën për shkak të reagimit të zbehtë të tyre siç thotë ai për ta frenuar ‘egon e sëmurë të komunistit Albin Kurti’ .

    “Kjo qasje e tij diktatoriale nuk është rastësi sepse ai vetëm kështu shpreson ta ndërtoj kultin e liderit të pagabuar dhe në momentin që tjerët apo mediet e kritikojnë ata shenjestrohen si komplotist e tradhtarë dhe duhet të diskualifikohen.Tanimë pluralizmi dhe liria e shprehjes janë goditur rënde nga regjimi i Kurtit. Perveç tjerash, kjo po ndodh edhe për shkak të reagimit tonë të zbehtë si opozitë e qe besa edhe si shoqëri për ta frenuar egon e sëmurë të komunistit Albin Kurti. Pasojat tanimë janë të qarta. Diskursi polarizues i qëllimshem i Kurtit ka prodhuar kontigjente jo të vogla idiotesh e të analfabetave funksionale që na bëjnë yrysh, na fyejnë e kërcënojnë edhe kur mbrohet media e lirë dhe liria e shprehjes. Ne individualisht nuk na demtojnë apsolutisht asnjë gjë, por kjo shoqëri po shkon për “lesh”.”, përfundoi Kastrati për GazetaBlic.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Drejtori i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati e ka mohuar sot se është pjesë e ndonjë partie politike. Ai tha se...
    Lajme28 Shtator 2024
    Gjatë dekadës para çlirimit ndër figurat më të rëndësishme në politikën e Kosovës padyshim që ishin Ibrahim Rugova e Adem Demaçi, të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti I ka vizituar sot në New York varret e vëllezërve Mehmet e Ylli Bytyqit që u vranë pas luftës...
    Të tjera
    Lajme28 Shtator 2024
    Kosova u mor si shembull për të mirë në Shqipëri, të paktën për një pikë. Kjo ndodhi gjatë konferencës “Zëra që sfidojnë...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Binomi banane dhe kokainë, tashmë duket se është i pandarë. Një sasi e madhe më lëndë narkotike e fshehur në një ngarkesë...
    Sport28 Shtator 2024
    Arsenal ka arritur fitore ndaj Leicister vetëm në kohën shtesë në ndeshjen e vlefshme për Javën e gjashtë të Premier League.    ...
    Lajme28 Shtator 2024
    Ish-Gjenerali i UÇK’së Lahi Brahimaj, gjatë një interviste në Periskopi, u shpreh se nuk ka ministri në Qeverinë Kurti që nuk është i...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Në kuadër e Ditës së Boshnjakëve në Prizren janë mbajt shumë aktivitete prej përfaqësuesve të komunitetit boshnjak dhe shoqatave joqeveritare. Në organizimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.