×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani deklason Ferizajn, Drita mposht Dukagjinin

    FrontOnline
    28 Shtator 2024

    Ballkani ka arritur një fitore të thellë 4-0 ndaj Ferizajt në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë, në kuadër të Javës së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.

    Skuadra nga Suhareka ka dominuar nga fillimi deri në fund, duke bindur me paraqitje.

    Adetunji e ka hapur serinë e golave në minutën e nëntë, ndërsa Ribeiro ka realizuar dy gola, në minutat e tridhjetë e gjashtë dhe pesëdhjetë e katërt, duke e çuar rezultatin në 3-0.

    Adetunji e ka shënuar golin e dytë personal dhe të fundit të ndeshjes në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë. Ferizaj e ka humbur një mundësi të artë për të ngushtuar rezultatin në fund të pjesës së parë, kur Gligorov ka dështuar të shënojë nga penalltia.

    Ndërkohë, në Klinë, Drita ka fituar 2-0 ndaj Dukagjinit.

    Selmani ka realizuar golin e parë në minutën e shtatëdhjetë e shtatë për t’i dhënë epërsinë ekipit gjilanas, ndërsa dhjetë minuta më pas, Krasniqi ka shënuar golin e dytë dhe për të vulosur fitoren.

    Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në vendin e parë me trembëdhjetë pikë, duke u barazuar me Llapin, Malishevën dhe Suharekën. Drita pozicionohet në vendin e pestë, ndërsa Ferizaj në vendin e nëntë.

    Nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera: Feronikeli pret Malishevën, ndërsa Prishtina udhëton në Gjilan për t’u përballur me skuadrën vendase me emrin si të qytetit.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Sport28 Shtator 2024
    Arsenal ka arritur fitore ndaj Leicister vetëm në kohën shtesë në ndeshjen e vlefshme për Javën e gjashtë të Premier League.    ...
    Sport28 Shtator 2024
    Federata e Futbollit të Maqedonisë ka dalë me një komunikim zyrtar pasi mbrëmë u sulmua fizikisht nga tri persona kryetari i kësaj...
    Sport28 Shtator 2024
    Newcastle United ka arritur ta shfrytëzojë atmosferën elektrizuese të "St. James` Park" për të siguruar një barazim ndaj kampionit në fuqi të...
    Të tjera
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar takimin e tij më të ‘rëndësishëm’ të karrierës së tij politike. Gjashtë vjet më para...
    Lajme28 Shtator 2024
    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për organizimin e Kampionatit Evropian U-21 bashkë me Serbinë. Duka tha se...
    Lajme28 Shtator 2024
    Besim Ilazi, kryetari i Komunës së Kaçanikut ka folur për “Front Online” lidhur me ‘fajësimin’ e MASHTIT për mos aplikimin e komunave...
    Vip28 Shtator 2024
    Reper i njohur, Don Xhoni më herët njoftoi se kënga “Katana” do të publikohet sot në ora 18:00. Por, kjo gjë ka...
    Sport28 Shtator 2024
    Federata e Futbollit të Maqedonisë ka dalë me një komunikim zyrtar pasi mbrëmë u sulmua fizikisht nga tri persona kryetari i kësaj...
    Lajme28 Shtator 2024
    Koordintaorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit në një tubim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.