×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i AAK-së i reagon Mihalit: Shpresoj që ke mbledh ndonjë fond nga tenderët e KEK-ut sepse do të duhen për avokat

    FrontOnline
    28 Shtator 2024

    Zëdhënësi i AAK-së i reagon Dejona Mihalit: Shpresoj që ke mbledh ndonjë fond nga tenderët e KEK-ut sepse do të duhen për avokat

    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj deklaratës së Dejona Mihalit.

    Xhemaili ka thënë se në përpëlitjet e saj të fundit për të na dhënë një ligjeratë të së djathtës paska shpërfaqur frikën e saj të tmerrshme nga rënia.

    “Dejona sot paska bërë një postim që i vije era frikë. Në përpëlitjet e saj të fundit për të na dhënë një ligjeratë të së djathtës paska shpërfaqur frikën e saj të tmerrshme nga rënia që është duke i ndodhur VV-së. Edhe më qesharake e bën fakti se ajo është një pasardhëse e servilëve të Enver Hoxhës, pjesë e nje lobi majtist grek dhe “poster girl” e së majtës së korruptuar”, ka thënë Xhemaili

    Sipas Xhemailit, Dejona Mihali është vetëm një pordhë e ftohtë që Albin Kurti i ka dhënë hapësirë.

    “Sot ajo na paska promovuar eksponentët e Guxo-s nga frika se Vjosa ju iki. Por mos ki dert se Vjosa rreshtohet aty ku është çmimi më i lartë. Aty e ke Dejonë, mos baj dert. Për një gjë më duhet të të jap kredit. Për Mimoza Kusarin. E vërtet është se liberalizmi i saj është i qëndrueshem që u vërtetua nga bisedat e saj me Radojçiqin. Liberalizmi i saj ekstrem vërtetohet mbi zgjedhjen e saj që të bisedojë ngrohtësisht me kriminel si Radojçiqi dhe të kërkojë ndihmë nga ai që të shkelë Veteranët e UÇK-së. Dejonë, ti je vetëm një pordhë e ftohtë që Albin Kurti të ka dhënë hapësirë. Në skenën normale politike të Kosovës ti kishe qenë më së shumti një kolumniste në portalin “Mekuli”, është shprehur Xhemaili.

    Ai ka thënë se shpreson që Mihali ka mbledhur ndonjë fond nga tenderët e KEK-ut.

    “Shpresoj që ke mbledh ndonjë fond nga tenderët e KEK-ut sepse do të duhen për avokat. Shnet!”, ka përfunduar ai.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Albin Kurti së bashku me kryediplomaten Donika Gërvalla, takuan artistë e profesionistë të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës,  me rastin e 28 shtatorit – Ditës së Boshnjakëve, ka uruar këtë komunitet. Qeveria në urimin e saj ka...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar takimin e tij më të ‘rëndësishëm’ të karrierës së tij politike. Gjashtë vjet më para...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    11 persona u vranë dhe 108 të tjerë janë plagosur nga sulmet e djeshme izraelite. Kështu ka bërë të ditur Ministri libanez...
    Sport28 Shtator 2024
    Newcastle United ka arritur ta shfrytëzojë atmosferën elektrizuese të "St. James` Park" për të siguruar një barazim ndaj kampionit në fuqi të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti u mirëprit në një takim në New York nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, gjatë qëndrimit në Nju-Jork, kanë takuar ministren e jashtme australiane, senatoren...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi shprehur ngushëllime për vdekjen e Gjeneralit të UÇK-së Imri Ilazi. “Kontributi i madh i Gjeneral Ilazit për...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në një prononcim për “Front Online” ka deklaruar se është e padinjitetshëm të fajësohen Komunat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.