×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Lojërat Mesdhetare do të sjellin investime të reja, rritje të turizmit dhe do të fuqizojnë pozicionin e Prishtinës

    FrontOnline
    28 Shtator 2024

    Në forumin “Prishtina 2030: Mundësitë e rritjes së biznesit dhe zhvillimit ekonomik përmes Lojërave Mesdhetare”, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, theksoi potencialin e Lojërave Mesdhetare për të transformuar qytetin dhe për të rritur vlerat shoqërore e ekonomike.

    Referuar njoftimit të Odës Amerikane, gjatë forumit, kryetari Rama nënvizoi se këto lojëra do të sjellin investime të reja, rritje të turizmit dhe do të fuqizojnë pozicionin e Prishtinës si një qendër rajonale për biznes dhe inovacion.

    Kryetari i Prishtinës theksoi tutje se se është jetike që Prishtina të zhvillojë një masterplan të qartë për infrastrukturën e nevojshme dhe të angazhohet me investitorë të huaj për të realizuar projekte të rëndësishme, si ndërtimi i hoteleve dhe objekteve sportive, por edhe infrastrukturës së transportit dhe infrastrukturës tjetër përcjellëse.

    “Kryetari Rama foli edhe për 23 projektet e prezantuara gjatë dy konferencave të investitorëve të organizuara nga Qyteti i Prishtinës gjatë këtij viti, të cilat ofrojnë edhe mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi ndërmjet kompanive nga Kosova me ato ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të Diasporës”, thuhet në njoftim.

    Oda Amerikane prezantoi një anketë të kryer me anëtarët e saj, e cila gjeti se fushat kritike të ndërhyrjes janë përmirësimet në transport, objektet sportive dhe infrastrukturën digjitale, me disa kompani që shprehën gatishmëri për të kontribuar në këto fusha.

    Gjysma e të anketuarve u shprehën të interesuar në projektet për teknologjinë e qyteteve inteligjente (Smart Cities), derisa sfidat kryesore përfshinin mungesën e informatave dhe mundësive të bashkëpunimit.

    Rama nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit midis autoriteteve të qytetit dhe sektorit privat për të adresuar sfidat e identifikuara nga anketa.

    “Ai po ashtu tha se bllokadat politike dhe mungesa e burimeve financiare mbeten pengesa reale, por theksoi se këto do të tejkalohen përmes bashkëpunimit të ngushtë me sektorin privat dhe institucionet. Ai shprehu besimin se energjia pozitive e Prishtinës dhe interesimi i investitorëve mund të konvertohen në mundësi reale zhvillimi, nëse ka një koordinim të mirë mes sektorit publik dhe privat.

    Në përfundim, diskutimi nxori në pah se me një strategji të qartë dhe angazhim të përbashkët, Prishtina ka potencialin për të qenë një lider në rajon, duke krijuar një ambient të favorshëm për investime dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. /Telegrafi/

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Zëdhënësi i AAK-së i reagon Dejona Mihalit: Shpresoj që ke mbledh ndonjë fond nga tenderët e KEK-ut sepse do të duhen për...
    Lajme28 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës,  me rastin e 28 shtatorit – Ditës së Boshnjakëve, ka uruar këtë komunitet. Qeveria në urimin e saj ka...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar takimin e tij më të ‘rëndësishëm’ të karrierës së tij politike. Gjashtë vjet më para...
    Të tjera
    Sport28 Shtator 2024
    Newcastle United ka arritur ta shfrytëzojë atmosferën elektrizuese të "St. James` Park" për të siguruar një barazim ndaj kampionit në fuqi të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti u mirëprit në një takim në New York nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, gjatë qëndrimit në Nju-Jork, kanë takuar ministren e jashtme australiane, senatoren...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi shprehur ngushëllime për vdekjen e Gjeneralit të UÇK-së Imri Ilazi. “Kontributi i madh i Gjeneral Ilazit për...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në një prononcim për “Front Online” ka deklaruar se është e padinjitetshëm të fajësohen Komunat...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Boris Johnson ka konsideruar një “bastisje ujore” në një magazinë holandeze për të kapur vaksinat e Covid 19 gjatë kulmit të pandemisë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.