×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak i vlerëson idetë dhe rekomandimet që thotë se ia dha Osmani për zbatimin e marrëveshjes gjatë takimit në Nju Jork

    FrontOnline
    28 Shtator 2024

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke u takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, para kthimit në Bruksel.

    Lajçak ka zbuluar se Osmani ka dhënë ide dhe rekomandime se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit.

    “Para se të kthehesha në Bruksel, u takova me Presidenten e Kosovës VjosaOsmani për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit. Vlerësova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar Lajçak.

    Lajçak bashkë me Ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, James O’Brien dhe Emisarin e ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, janë takuar dje edhe me Kryeministrin Albin Kurti.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Kritikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në adresë të Qeverisë së Kosovës po konsiderohen si të padrejta nga partia në pushtet,...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur dje, se ka vazhduar largimi i veturave të braktisura nga hapësirat publike në...
    Lajme28 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një aksident mes dy veturave të Policisë në Prizren. Rasti ka ndodhur të premten...
    Të tjera
    Lajme28 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me homologun e saj grek, Giorgos Gerapetritis, në cilin ajo tha...
    Lajme28 Shtator 2024
    Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard për Front Online tha se mësimi tërë ditor është një iniciativë thelbësore që mund të sjellë përfitime...
    Lajme28 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmjen e së premtes, mori pjesë në pritjen madhështore të mërgatës tonë në Shtetet e Bashkuara të...
    Sport28 Shtator 2024
    Barcelona nuk pritet të ketë telashe për ta shënuar fitoren e tetë rresht në La Liga. E udhëhequr nga gjermani Hansi Flick,...
    Lajme28 Shtator 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se si shkak i mungesës së disa deputetëve është pamundësuar kalimi...
    Lajme28 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka shpallur zyrtarisht një program të ri të mësimit gjithë ditor, i cili do të implementohet në pesë shkolla...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.