×
  • Lajme
  • Lajme

    MPB merr në shfrytëzim objektet e komunave ilegale që u mbyllën në veri, do të vendosen tri ministri

    FrontOnline
    28 Shtator 2024

    Pas një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë së Kuvendit në veri të Mitrovicës, të gjitha objektet komunale të cilat u mbyllën së fundi nga Policia e Kosovës për arsye se kanë funksionuar sipas sistemit paralel të Serbisë, të njëjtat u janë dhënë në shfrytëzim Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    E punimet për ristrukturimin e tyre do të fillojnë së shpejti.

    Më 30 gusht, në një aksion të policisë në veri të Mitrovicës u mbyllën pesë institucione paralele.

    E të njëjtat, tashmë kanë kaluar në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Pronat si kjo në veri të Mitrovicës u mbyllen edhe në tri lokacione të tjera pasi që në to më herët janë kryer shërbime në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

    Kryesuesi komunal i komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin tha se kjo është në vazhdën e shtrirjes së sovranitetetit në katër komunat veriore.

    “Pronat komunale të shfrytëzohen sipas kërkesës së ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila u ardhë nga kryetari edhe kemi votuar për shfrytëzimin e pronës së Punëve të Brendshme. Ajo është një detyrë obligative, shtrirja e sovranitetit edhe ligjshmërisë në pjesën veriore pa marrë parasysh nga cila Ministri do të vjen ne jemi të gatshëm për shtrirjen e sovranitetit me vendimet e Kuvendit”, tha Ugljanin.

    Ugljanin dha detaje edhe për ministritë e tjera që do të hapën në këto objekte.

    “Të ministrisë së Financave, është Ministria për Komunitete dhe Kthim, edhe do Ministri të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve”, deklaroi ai./Tëvë1

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se si shkak i mungesës së disa deputetëve është pamundësuar kalimi...
    Lajme28 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka shpallur zyrtarisht një program të ri të mësimit gjithë ditor, i cili do të implementohet në pesë shkolla...
    Lajme28 Shtator 2024
    Nga Ballkani e Kosova “një realitet i pakthyeshëm”, te situata në Ukrainë dhe mbështetja ndaj saj, si dhe tensionet në Lindjen e...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se Filharmonia e Kosovës para 24 vitesh kishte vetëm 13 anëtarë, tani...
    Sport27 Shtator 2024
    Paris Saint-Germain ka shënuar fitore bindëse ndaj Rennes në ndeshjen e Javës së gjashtë të Ligue 1. Ndeshja e zhvilluar në "Parc...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot  me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në njoftimin...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministri i Bujqësisë Faton Peci, përmes një ftese publike u ka kërkuar debat ish-ministrave të dikasterit që tashmë ai e udhëheq. Ai...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në emisionin “Canapé”, ish-deputeti Daut Haradinaj ndau me publikun një moment emocional, duke folur për dhimbjen që ndjen nga humbja e familjarëve...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri shqiptar Edi Rama në në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në Neë York ka thënë se Kosova...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.