×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zelenskyy: Jo alternativa daljeje nga lufta, por paqe të vërtetë

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u bëri thirrje udhëheqësve botërore të mërkurën që të qëndrojnë krah vendit të tij dhe të mos kërkojnë alternativa “daljeje nga lufta” me Rusinë, por paqe të vërtetë, rreth më shumë se dy vjet pas sulmit në shkallë të gjerë nga Moska.

    Në një kohë që ai përballet me trysni në rritje nga aleatët perëndimorë dhe qytetarë të Ukrainës për të negociuar një armëpushim, zoti Zelenskyy tha në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se nuk ka alternativë tjetër veç “planit të paqes” që ai paraqiti dy vjet më parë.

    Veç të tjerash, plani kërkon largimin e të gjitha forcave ruse nga Ukraina si edhe vënien e tyre para përgjegjësisë për krimet e luftës.

    “Çdo përpjekje paralele, ose alternative për vendosjen e paqes, në fakt do të ishte përpjekje për të kërkuar dalje nga lufta me Rusinë në vend të përfundimit të luftës. Mos e përçani botën. Bashkohuni si kombe dhe kjo do të na sjellë ne paqe”, bëri thirrje ai.

    Rusisë nuk i ka ardhur ende radha për të folur në Asamblenë e OKB-së që bën bashkë presidentë, kryeministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Diplomatë të nivelit të ulët zunë vendet në sallën e Asamblesë gjatë kohës që po mbante fjalimin Presidenti Zelenksyy.

    Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të këtij viti.

    Lufta në Ukrainë ka qenë në qendër të diskutimeve në të dyja mbledhjet e fundit vjetore të Kombeve të Bashkuara. Por këtë vit, lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë dhe përshkallëzimi i sulmeve ne kufitin izraelito-libaneze kanë marrë shume vëmendje.

    Ukraina dhe Rusia, që ka një nga ushtritë më të fuqishme në botë, po luftojnë ashpër përgjatë vijës së frontit prej 1 mijë kilometrash.

    Rusia sulmoi fqinjin e saj në shkurt të 2022 dhe deri tani në luftime janë vrarë mijëra njerëz.

    Presidenti Zelenksyy tha të martën gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se duhen ndërmarrë veprime që Rusia “të detyrohet të pranojë paqen” dhe se nuk ka kuptim që të vazhdohet me bisedime paqeje me Putinin.

    Në Moskë, zëdhenësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të mërkurën se deklaratat e Presidentit ukrainas për ta “detyruar” Moskën përbënin një “gabim fatal” dhe se do te ketë pasoja të pashmangshme për Kievin.

    Presidenti Zelenskyy pritet që t’i paraqesë Presidentit Joe Biden planin që sipas tij do sjellë fitore në Ukrainë. Ai pritet ta bëjë këtë gjatë takimit me homologun Biden në Uashington. /VOA

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Nju Jork se nuk ka zgjidhje efektive për problemet në Kosovë, derisa, sipas tij, të...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2024
    Një grup i mërgatës që jetojnë në SHBA kanë organizuar një aksion në rrugët e New York-ut, duke paraqitur fakte e fotografi...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2024
    Përmbytjet shkatërruese të Evropës Qendrore u përkeqësuan shumë nga ndryshimet klimatike dhe ofrojnë një pasqyrë të qartë të së ardhmes për kontinentin...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti, po qëndron në selinë e NATO-s në Bruksel. Kjo u bë e ditur...
    Lajme25 Shtator 2024
    Në takimin e Kartës ShBA-Adriatik (A-5) në New York, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, theksoi përkushtimin e palëkundur...
    Lajme25 Shtator 2024
    Policia e ka ndaluar sot shoferin E.M. dhe e ka gjobitur atë me 300 euro për shkak të shkeljes së kufizimit të...
    Lajme25 Shtator 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Ozkan Ulutash, në përfundim të mandatit të tij, ka qëndruar në Bruksel, gjegjësisht në selinë e NATO-s,...
    Lajme25 Shtator 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka vizituar punimet në ndërtimin e Urës së Badocit. Durmishi tha se pas ndryshimeve të nevojshme në...
    Lajme25 Shtator 2024
    Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është intervistuar nga Prokuroria Speciale të premten që lam pas, për dy raste të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.