×
  • Vip
  • Vip

    Romeo Veshaj në gjendje të rënduar emocionale pas ndarjes nga Heidi Baci?

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Romeo Veshaj duket të jetë duke përjetuar një periudhë të vështirë, sipas postimeve të tij të fundit në rrjetet sociale, të cilat sugjerojnë për një gjendje të trazuar emocionale.

    Prej disa javësh, ka spekulime për ndarjen e tij me Heidi Baçin, ndërkohë që aktiviteti i tij në rrjete sociale ka ndryshuar ndjeshëm, duke munguar fotot e zakonshme.

    Ndërsa Heidi nuk e ka uruar për ditëlindje, kujtojmë që Romeo i kishte propozuar për martesë me një unazë gjatë ditëlindjes së saj.

    Në një video të fundit të publikuar, ai shihet duke bërë xhiro me motor, një aktivitet që gjithmonë e ka pëlqyer, por kënga që shoqëron videon flet për përzierje emocionesh, mungesë gjumi dhe nevojën për pak kohë të lirë.

    “Hej, si po shkon jeta?”

    Nuk e di, është në rregull

    Jam marrë me disa gjëra si çdo njeri

    Dhe vërtet nuk kam fjetur shumë natën e kaluar

    “Më vjen keq”, është në rregull

    Thjesht mendoj se më duhet pak kohë për veten

    Thjesht mendoj se më duhet pak kohë e lirë

    Pak pushim nga shfaqjet dhe udhëtimet me autobus

    Vitin e kaluar pata një rrëzim

    Mendimet më thoshin se isha humbur, duke u bërë shumë të forta”.

    Pjesa që duhet se konfirmon ndarjen nga Heidi:

    Duhej të shihja një terapist, pastaj zbulova se diçka e çuditshme po ndodhte në mendjen time

    Po, fillova të mendoj ndoshta duhet të zhvendosem

    E di, të mbledh plaçkat, të marr një drejtim të ri

    Të pastroj oborrin tim, të nxjerr lakun jashtë

    Të var zemrën time, ta lë të ajroset”.

    Teksti i këngës sugjeron se Romeo është duke kaluar një fazë të reflektimit të brendshëm, dhe mes rreshtash duket se pranon ndarjen nga Heidi.

    Ky postim, i shoqëruar me këngën që përshkruan një gjendje emocionale të ngarkuar dhe sfidat personale, tregon se Romeo është ende duke u përballur me pasojat emocionale të kësaj periudhe të vështirë.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Vip25 Shtator 2024
    Modelja shqiptare, Adrola Dushi është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan me ndjekësit e saj fotografi dhe momente të ndryshme. Në...
    Vip25 Shtator 2024
    Ditën e djeshme, Beatrix Ramosaj u shfaq nostalgjike duke publikuar disa momente të bukura në Instagram nga eksperienca e saj në “Big...
    Vip25 Shtator 2024
    Françeska Murati u vendos në shënjestër të një të riu karikaturist që e vizatoi si një shtrigë. Në emisionin “Pa filtra”, opinionistja...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Shtator 2024
    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u bëri thirrje udhëheqësve botërore të mërkurën që të qëndrojnë krah vendit të tij dhe të mos...
    Sport25 Shtator 2024
    Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit B1 në UEFA Nations League në muajin nëntor, ndaj Çekisë me...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2024
    Një grup i mërgatës që jetojnë në SHBA kanë organizuar një aksion në rrugët e New York-ut, duke paraqitur fakte e fotografi...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ka folur edhe rreth skandalit...
    Lajme25 Shtator 2024
    Hapja e “Urës së Ibrit” ishte një nga temat që u trajtua në emisionin e sotëm të DPT te Fidani në Klan...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova  mund të kursejë deri në 55 milionë euro në vit, duke iu bashkuar Tregut...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.