×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla në New York: Kosova ka vendosmëri për integrim euroatlantik

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Në takimin e Kartës ShBA-Adriatik (A-5) në New York, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, theksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për integrimin euroatlantik dhe shtoi se Kosova është e gatshme dhe e përgatitur për të kontribuar për paqe dhe stabilitet.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Gërvalla theksoi se integrimi i plotë i Kosovës dhe atyre vendeve të rajonit, të cilat kanë orientim perëndimor në strukturat euroatlantike është i domosdoshëm për të garantuar një rajon të qëndrueshëm dhe për të përballuar sfidat e reja të sigurisë, të intensifikuara nga ndikimet negative të Rusisë dhe aleatëve të saj në rajon.

    Ajo, tutje kërkoi për një bashkëpunim më parimor në mes të vendeve të A-5, për të përballuar së bashku sfidat e sigurisë, të cilat paraqesin rrezik serioz për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin dhe Evropë, duke vënë në pah se integrimi euroatlantik i Kosovës dhe rajonit është jetik për ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme dhe paqësore. Përmes rolit të saj në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, Kosova është e gatshme të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin global.

    “Anëtarësimi i plotë i Kosovës në Kartën e Adriatikut do të përforconte përpjekjet për një rajon më të qëndrueshëm dhe të integruar. Prandaj nevojiten veprime të përbashkëta për t’i rezistuar kërcënimeve të përbashkëta dhe për të garantuar paqen dhe prosperitetin e qëndrueshëm në rajon”, tha Gërvalla.

    Gërvalla mori pjesë në takim me ftesë të kryesuesit, ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti, po qëndron në selinë e NATO-s në Bruksel. Kjo u bë e ditur...
    Lajme25 Shtator 2024
    Policia e ka ndaluar sot shoferin E.M. dhe e ka gjobitur atë me 300 euro për shkak të shkeljes së kufizimit të...
    Lajme25 Shtator 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Ozkan Ulutash, në përfundim të mandatit të tij, ka qëndruar në Bruksel, gjegjësisht në selinë e NATO-s,...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Nesër në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë seanca plenare nga ora 10:00. Në rend dite janë 28 pika. Rendi i ditës:...
    Lajme25 Shtator 2024
    Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u zhvillua një konkurs për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Menaxhimit të...
    Lajme25 Shtator 2024
    Instituti “Musine Kokalari” i është bashkuar lëvizjes globale “clean Clothes Campaign”, ku do të avokohet për paga të drejta në kuadër të...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven. Në...
    Lajme25 Shtator 2024
    Gjykata Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Isni Kilajt për të ndryshuar kushtet e lirimit të tij, të cilat...
    Lajme25 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq është takuar me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak gjatë sesionit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.