×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Mbështetja e Holandës e nevojshme dhe e mirëpritur

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven.

    Në një njoftim për medie bëhet e ditur se kryetari Konjufca e falënderoi ambasadoren për vizitën, duke shprehur mirënjohjen për kontributin e Holandës ndaj Kosovës nëpër etapa të ndryshme, si dhe e vlerësoi mbështetjen e shtetit holandez ndaj vendit tonë që prek shumë sfera, duke përfshirë edhe atë të integrimeve. Sipas tij, është tejet e nevojshme që kjo mbështetje të vazhdojë.

    “Në takim u diskutuan edhe çështje të aktualitetit, ku kryetari Konjufca theksoi se mbështetja e Holandës është shumë e nevojshme dhe e mirëpritur në lidhje me sfidat e ndryshme që kemi përpara, përfshirë edhe ato të zhvillimit të mëtejshëm socio-ekonomik, të stabilitetit dhe ndërveprimit për lehtësimin e çështjeve që kanë të bëjnë me diasporën”, thuhet në njoftim.

    Bashkëbiseduesit e vlerësuan bashkëpunimin midis dy vendeve tona, si dhe u pajtuan për nevojën e thellimit të raporteve bilaterale në të gjitha fushat.

    Nga ana e saj, ambasadorja Karin Boven e falënderoi kryekuvendarin Konjufca për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e saj të plotë të bashkëpunimit, të bazuar në interesat e përbashkëta dhe në vlerat evropiane, të cilat i ndajmë. Ajo u shpreh se mbështetja e Holandës në drejtim të Kosovës do të vijojë edhe në të ardhmen.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Instituti “Musine Kokalari” i është bashkuar lëvizjes globale “clean Clothes Campaign”, ku do të avokohet për paga të drejta në kuadër të...
    Lajme25 Shtator 2024
    Instituti “Musine Kokalari” i është bashkuar lëvizjes globale “clean Clothes Campaign”, ku do të avokohet për paga të drejta në kuadër të...
    Lajme25 Shtator 2024
    Gjykata Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Isni Kilajt për të ndryshuar kushtet e lirimit të tij, të cilat...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Rrjetin e Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP),...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2024
    Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe njohësja e zhvillimeve në Ballkan, Ivana Stradner, ka thënë se presidenti serb Aleksandar...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar sot se Qeveria ka ndërmarrë pakon më të madhe mbështetëse në rajon krahasuar me Bruto...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për “Politico.eu” është shprehur se qasja e Serbisë nuk është normalizimi i marrëdhënieve me...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar sot kontratën për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), në vlerë prej...
    Ekonomi25 Shtator 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka thënë se sistemi financiar në vend është stabil dhe mirë i kapitalizuar, ndërsa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.