×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova në Top 10 të lojtarëve më të vlerësuar në Evropë

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Edon Zhegrova nuk e ka ndërmend të ndalet.

    Ylli kosovar po shkëlqen javë pas jave dhe rezultatet po shihen përmes vlerësimeve që po i merr.

    Dhe, kjo javë ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për 25 vjeçarin.

    Të hënën, ai u përfshi në ekipin ideal të javës në kampionatin francez, shkruan “Gazeta Express”.

    E dje, futbollisti i Lille ishte prijës i listës së dribluesve më të mirë në top pesë ligat evropiane.

    Kurse sot, “Messi i Kosovës” e gjen veten në një tjetër listë të rëndësishme.

    Më saktësisht, ish-futbollisti i Baselit ka hyrë në listën e 10 futbollistëve me notat më të larta në 5 ligat më të forta evropiane në sezonin 2024/25.

    Faqja e specializuar për vlerën dhe formën e lojtarëve – Sofascore, e publikoi sot listën e lojtarëve më të vlerësuar të fillimit të sezonit.

    Dhe, Zhegrova e gjen veten në vendin e nëntë me notën mesatare prej 8.10, duke e lënë prapa Mohamed Salahun e Liverpoolit, i cili e mbyll Top 10-shen.

    Kështu, përfaqësuesi kosovar është duke e kaluar sezonin e tij më të mirë në karrierë.

    Zhegrova këtë edicion i ka realizuar 6 gola në 8 ndeshje, prej tyre 3 në Ligën e Kampionëve dhe 3 në kampionatin francez.

    Prishtinasi konsiderohet si futbollisti më i mirë shqiptar i momentit.

    Gjatë verës që vjen, ai pritet ta bëjë hapin e radhës në karrierë.

    Pas problemeve që iu shfaqën në Kombëtare në këtë muaj, të gjithë presin dhe shpresojnë që “Messi i Kosovës” t’ju bashkohet “Dardanëve” në ndeshjet e tetorit, me Lituaninë dhe Qipron në Ligën e Kombeve.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Sport25 Shtator 2024
    Pep Guardiola ka këmbëngulur se Manchester City nuk do të shpërdorojë energji në kupën “Carabao” mes një programi të ngjeshur që klubi...
    Sport25 Shtator 2024
    Trajneri i Al-Hilalit, Jorge Jesus, ka folur për lëndimin e Neymarit. Sulmuesi brazilian, edhe pse [po stërvitet në seancat stërvitore, mirëpo sipas...
    Sport25 Shtator 2024
    Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, raportohet se do t’i japë fund karrierës së tij. Fituesi i Kupës së Botës me Francën...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se mesazhet shqetësuese për Kosovën nga aleatët kryesorë, në veçanti...
    Opinione25 Shtator 2024
    Shkruan Ben Andoni: Pak ditë më parë, një mësues italian, më i vjetri ndër bashkëkombësit e tij të pasdemokracisë në Shqipëri, mundohej...
    Vip25 Shtator 2024
    Tash e një kohë të gjatë këngëtarja Fjolla Morina është larguar goxha shumë nga jeta publike, por edhe nga mediat sociale. Megjithatë,...
    Lajme25 Shtator 2024
    SBASHK ka njoftuar se kanë zhvilluar takime të ndara me shefin e grupit parlamentar të AAK’së Besnik Tahiri dhe atë të PDK’së...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të dituar se në kuadër të programit për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2024...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se programi i rij për zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit të vitit 2025, do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.