×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportet e Qeverisë me BE’në e NATO, Hovenier e thotë hapur: Nëse dëshironi t’i bashkoheni një klubi mos urinoni në dyert e tij

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e do Kosovën të integruar në strukturat euroatlantike dhe se në këto përpjekjet të saj dëshiron ta ndihmojë.

    Në këtë drejtim, ai ka komentuar disa sugjerime që tha se i dëgjon nga bisedat e tij me akerë në vend se rruga e Kosovës drejt BE-së mund të bëhet edhe pa procesin e dialogut, raporton Gazeta Express.

    “Disa nga gjërat që unë i shoh shumë befasuese nga bisedat e mia me akterë këtu në Kosovë është: janë sugjerimet e padeklaruara se ka një rrugë përveç dialogut. Është një sugjerim se amerikanët, apo gjermanët apo njerëzit tuaj favoritë, në ndonjë mënyrë veç do të kërcasim gishtat tonë ose do ta përdorin shkopin magjik dhe të bëjnë bisedat e duhura dhe këto probleme do të zgjidhen dhe Kosova do të jetë menjëherë anëtare me të drejta të plota e NATO-s dhe BE-së. Bota nuk funksionin kështu dhe duhet të jem i qartë për këtë”.

    “Nëse do të ishte në dorë të SHBA-së, nëse ne do të ishim si në periudhën romake, në fuqinë më të madhe dhe të gjitha vendet do të bënin saktësisht si do t’i thoshim që nuk është ky rasti në botë sot nëse shihni përreth globit”.

    Hovenier tha se Kosova duhet të fitojë edhe njohjen e shteteve që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

    “Ju duhet t’i bindeni ato. Ne duam të ndihmojmë”

    Hovenier e tha troç një mesazh përmes një thënie të gjyshit të tij.

    “Gjyshi im njëherë thoshte dhe më falni për shprehjen (slang-un): Nëse dëshironi t’i bashkoheni një klubi, mos urinoni në dyert e shtëpisë së klubit”.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Policia e Kosovës e ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në arrestimin e tre të dyshuarve për vjedhje të cilëve ua ka publikuar...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpartiakë kanë shkuar për ngushëllime te familja Jasharaj, pasi të hënën vdiq motra e madhe e...
    Lajme25 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në Nju Jork me presidentin e Iranit, Masud Pezeshkijan, dhe, siç ka theksuar ai, tema...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka mbajtur sot një fjalim në Samitin e Kosvës për Paqe dhe Demokraci. Sipas tij, ShBA-ja nuk e...
    Lajme25 Shtator 2024
    Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas djegies së e villës, dukë thënë se janë gjetur edhe shishe të cilat...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se fitoren historike të Policisë së Kosovës në rastin e Banjskës, diplomacia e vendit e...
    Lajme25 Shtator 2024
    Nën masa të rrepta sigurie, tre nga 45 të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë janë sjellë në Gjykatën Themelore të Prishtinës....
    Lajme25 Shtator 2024
    Drizan Shala, ekspert i sigurisë, vuri në dukje mbrojtjen institucionale që Beogradi i ofron Radoiçiqit. Ai theksoi se ky fakt është i...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2024
    Një person i moshës 36-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ndodhi mëngjesin e sotëm në Kamëz...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.