×
  • Lajme
  • Lajme

    Supremja do të vendosë nëse mund të ketë gjykim në mungesë për 42 serbët në arrati për Banjskën

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Gjykata Supreme pritet të vendosë nëse për 42 serbët e akuzuar që janë në arrati për Banjskën, mund të ketë gjykim në mungesë. Këtë e ka bërë të ditur gjyqtari i rastit, Arben Hoti.

    Sipas tij, ka interpretime të ndryshme ligjore për këtë temë, dhe Supremja duhet të marrë vendimin.

    Prokurori i rastit, Naim Abazi, u shpreh se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzën ndaj të pandehurve, përfshirë dhe tre te pranishmëve në seancë, që gjendeshin në masë të paraburgimit, Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq.

    Abazi tha se gjatë hetimit nuk ka qenë e mundur të sigurohet prezenca e të dyshuarve të tjerë të sulmit terrorist të 24 shtatorit.

    “Siç e dini Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzën ndaj të pandehurve në fjalë dhe ka ngritur aktakuzë për tre persona që gjendën ne paraburgim. Me qenë se tani kemi vetëm 3 persona në këtë gjykim ndërsa të tjerët nuk janë të pranishëm në këtë proces gjyqësor. Ju njoftojmë se edhe gjatë hetimit nuk ka qenë e mundur që të njëjtit të sigurohet prezenca e tyre. Lidhur me këtë kodi i procedurës penale në fuqi ka paraparë dispozita të cilat i mundësojnë prokurorisë që aktakuza të ngritët në mungesë të akuzuarve, për faktin se është përcaktuar se vepra penale mund të bëhet gjykimi në mungesë edhe pa u plotësuar kriteret e parapara për praninë e të pandehurve”, u shpreh Abazi.

    Megjithatë, lejohet që aktakuza të ngrihet dhe të vijojë edhe pa prezencën e tyre, me këtë rast, të mbahet edhe gjykimi, raporton EO.

    Abazi u shpreh se mbi të pandehurit prezent rëndon vepra penale “Kryerje e veprave terroriste” ku në kuadër të kësaj vepre është paraparë edhe vepra penale “Vrasje e rëndë”.

    “Konsiderojmë se ky gjykim mund të mbahet në mungesë të tyre. Ne konsiderojmë se gjykata ka mundësi, dhe duhet të shqyrtohet kjo mundësi, që ky gjykim të mbahet në mungesë të prezencës së të pandehurve” tha Abazi.

    Avokati mbrojtës i njërit nga të dyshuarve tha se një gjykim i tillë është i pamundur dhe për këtë nuk ekzistojnë supozime, por që e lë në dorë të gjykatës vendimin.

    “Në lidhje me këtë propozim konsideroj se gjykimi në mungesë i 42 personave të akuzuar është i pa mundur dhe për këtë nuk ekzistojnë supozime procedurale nga neni 303 i Kodit i Procedurës Penale. Ne ja lëmë gjykatës që të vendos”, u shpreh ai.

    Ndërkaq avokati i familjes Bunjaku, Arianit Koci, tha se ky rast është i rëndë, është specifik, dhe se rasti që do të duhej të konsiderohej si i rëndomtë, në fakt ka 45 të pandehur.

    Koci u shpreh se në sulm u vra në detyrë një ish-rreshter i Policisë dhe se rasti ka ndikuar jo vetëm familjen që ai përfaqëson, por edhe më gjerë.

    “Çdo vepër terroriste është komplekse por kjo është e rënd se siç po e shihni një gjykim që do të ishte i zakonshëm po mbahet në mungesë të 42 personave, është specifikim ka vdekur në detyrë polici Afrim Bunjku, dhe ka mundur që të rrezikohet rëndi kushtetues i Kosovës. Gjykata do të vendos se a do të mbahet gjykimi në mungesë apo jo”, deklaroi Koci.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Është shtyrë për 9 tetor seanca ndaj të akuzuarve për sulm të terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri...
    Lajme25 Shtator 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të mërkurën ka filluar dëshminë dëshmitari i 90-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka dashur që të shfaqë optimizëm për situatën e Kosovës në raport me Serbinë dhe në rrugën e...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden për pjesëmarrjen e saj në Samitin Global kundër Drogave Sintetike...
    Lajme25 Shtator 2024
    Sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Sulmi terrorist ishte organizuar nga një...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të zhvillojë takime bilaterale me...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve në Ferizaj. Policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për të lënduar, përcjell Klankosova.tv....
    Lajme25 Shtator 2024
    Sot është ditë e ngjeshur në ambientet e Kuvendit të Kosovës pasi që do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare. Komisioni për Legjislacion...
    Lajme25 Shtator 2024
    Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se të gjithë personat e përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e sulmit në fshati Banjskë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.