×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Dugolli: Radojçiqi të ekstradohet në Kosovë, të bëjnë presion edhe ndërkombëtarët

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Enver Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, theksoi se Millan Radoiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë, duke marrë parasysh pranimin e tij të fajësisë dhe përgjegjësisë për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës.

    Refuzimi i autoriteteve serbe për ta dorëzuar Radoiçiqin dëshmon se ato qëndrojnë prapa këtij sulmi dhe se po e mbrojnë atë, si dhe të tjerët e përfshirë në incidentin e Banjskës.

    “Normal që Radoiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë, ai e a pranuar fajësinë , e ka pranuar përgjegjësinë, por Serbia heziton dhe nuk dëshiron ta ekstradojë gjë që e dëshmon edhe një herë atë konstatimin tonë që Serbia qëndron se Serbia qëndron prapa këtij sulmi dhe me vetë faktin që nuk bashkë punon i bie që ajo e strehon dhe e mbron Radoiçiqin dhe ata që janë të përfshirë në rastin e Banjskës”, tha Dugolli për FrontOnline.

    Dugolli theksoi se presioni ndërkombëtar është thelbësor për të siguruar që Radoiçiqi të përballet me drejtësinë në Kosovë. Ai theksoi se, pa mekanizma që ta detyrojnë Serbinë, i vetmi rrugë është që bashkësia ndërkombëtare të angazhohet për këtë çështje. Situata vazhdon të mbetet e tensionuar ndërmjet dy vendeve, duke e bërë të domosdoshëm bashkëpunimin ndërkombëtar.

    “Presioni ndërkombëtar  është thelbësor që Radoiçiqi të bie në duart e autoriteteve të Kosovës , sepse  Kosova nuk ka mekanizma të cilët do ta detyronin Serbinë që ta dorëzojë Radoiçiqin kështu  që e i vetmi mekanizëm është presioni ndërkombëtar”, përfundoi Dugolli.

     

    Sulmi terro’rist në Banjskë/ Radojçiq i lirë në Serbi, Kosova shpreson në ekstradim nëpërmjet presionit ndërkombëtar

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Është arrestuar dje një person I dyshuar për vrasje në tentativë në Klinë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale...
    Lajme25 Shtator 2024
    CEFTA, ose marrëveshja e re për tregti të lirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ishte një nga temat kryesore të...
    Lajme25 Shtator 2024
    Sot nga ora 09:30 do të mbahet seanca fillestare ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë. Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe...
    Të tjera
    Lajme24 Shtator 2024
    Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit është deklaruar të martën në lidhje me njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjska. Përgjegjësinë për sulmin...
    Lajme24 Shtator 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht pritet të ketë reshje të izoluara shiu,...
    Lajme24 Shtator 2024
    Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se të gjithë personat e përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e sulmit në fshati Banjskë...
    Lajme24 Shtator 2024
    Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Drenas – Komoran. Në aksident...
    Lajme24 Shtator 2024
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, sot është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është takuar me presidentin e Republikës së Togos, Faure Gnassingbé, të cilin e kishte takuar edhe para...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.