×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Reshjet e shiut përmbysin Shkodrën, krijohen probleme në qarkullim dhe energji elektrike

    FrontOnline
    24 Shtator 2024

    Reshje të dendura të shiut kanë përfshirë qytetin e Shkodrës, duke sjellë probleme në qarkullim.

    Si pasojë e dendisitetit të lartë, në disa rrugë ka patur nivel të lartë uji. Për shkak të reshjeve dhe motit të keq, ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

    Kryetari i kësaj komune, Benet Beçi, në një postim në Facebook, ka ndarë disa informacione të rëndësishme në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq me reshje të shumta shiu.

    Ndër to:

    – Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme në qytetin e Shkodrës

    – Ka prezencë të shtuar uji pranë Bulevardit “Skënderbeu”, në Sheshin “Isa Boletini”, në Sheshin “Demokracia” dhë pranë Urës Dërvishbeg

    – Nga ana e Bashkisë Shkodër, janë të angazhuar në terren të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Policisë Bashkiake.

    – Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ka në terren punonjës dhe mjete të specializuara për largimin e ujit por intensiteti i lartë i reshjeve që vazhdon e bën të vështirë ndërhyrjen.

    – Si pasojë e motit të keq disa fshatra nuk furnizohen me energji elektrike

    – Të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër janë në gadishmëri.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara do t`i dërgojnë Ukrainës bomba thërrmuese me rreze të mesme veprimi, një sërë raketash, artileri dhe automjete të blinduara...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter është ndjerë sonte në Shkup dhe rrethinë. Sipas faqes së specializuar botërore për monitorimin...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed...
    Të tjera
    Lajme24 Shtator 2024
    Një aksident i rëndë mes tri veturave raportohet se ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në rrugën Drenas-Komoran. Deri më tani...
    Lajme24 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me djegien e vilës së deputetit Mefail Bajqinovci.  Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës,...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj polak, Radoslaw Sikorski. Bëhet e ditur se Gërvalla e...
    Lajme24 Shtator 2024
    Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjendet afër Bjeshkëve të Bajgorës, është dëmtuar ditën e sotme....
    Lajme24 Shtator 2024
    CEFTA, ose marrëveshja e re për tregti të lirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ishte një nga temat kryesore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.