×
  • Lajme
  • Lajme

    CEFTA, ministri gjerman: Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Kosovën

    FrontOnline
    24 Shtator 2024

    CEFTA, ose marrëveshja e re për tregti të lirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ishte një nga temat kryesore të ministerialit të ekonomisë, të martën, 24.09.2024 në Berlin.

    Robert Habeck, Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë dhe organizatori i takimit, shprehu shpresën se do të gjendet një zgjidhje për përfshirjen e Kosovës në këtë marrëveshje.

    “Sot u fol shumë me Serbinë dhe Kosovën, pasi CEFTA varet nga to. Po përpiqemi të gjejmë një kompromis që të mundësojë përmbylljen e marrëveshjes. Rajoni është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të mbetet i varur nga konflikte rajonale”, tha Habeck pas ministeralit të ekonomisë, të martën (24.09.2024) në Berlin.

    “Sado i komplikuar të jetë konflikti, është e rëndësishme të tregojmë fleksibilitet për të ecur përpara, përndryshe do të duhet të gjenden zgjidhje alternative”, tha ai.

    Procesi i Berlinit – me apo pa Kosovën?

    Takimi në Berlin kishte për qëllim përgatitjen e Samitit të Procesit të Berlinit, që do të mbahet më 14 dhe 15 tetor, nën drejtimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz e ku synohet të nënshkruhet marrëveshja e tregtisë së lirë.

    Aktualisht, tregtia e lirë realizohet përmes CEFTA-s, por Kosova e ka refuzuar këtë rrugë në të kaluarën, pasi përfaqësohej nga UNMIK-u dhe jo si shtet i pavarur. Qëllimi i samitit është përfshirja e Kosovës si shtet i pavarur në një marrëveshje të ngjashme me CEFTA-n, gjë që mund të realizohet vetëm në kuadër të Procesit të Berlinit, ku Kosova tradicionalisht përfaqësohet si shtet dhe me të gjitha simbolet shtetërore.

    Kushti për Kosovën është heqja e bllokadës aktuale ndaj produkteve serbe, e cila është shkelje e parimeve të CEFTA-s. Manuel Sarrazin, i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, kishte paralajmëruar në fillim të shtatorit se, nëse Kosova nuk ndërmerr këtë hap, ajo mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit.

    I pyetur nga DW se a do të ketë një marrëveshje edhe pa Kosovën, Habeck nuk u përgjigj drejtpërdrejt.

    “Është thelbësore të mbahen bashkë shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe Kosova është në qendër. Interesi i përbashkët është zhvillimi i një rajoni të integruar, dhe për këtë po punojmë tani”, tha ai.

    Taksë doganore për produktet me energji fosile

    Ministeriali i ekonomisë u zhvillua nën moton “Dhjetë vitet e Procesit të Berlinit – Ballkani Perëndimor si zonë ekonomike në rrugën drejt Bashkimit Evropian”. Një nga temat e tij, përveç marrëveshjes së tregtisë së lirë, ishte energjia e ripërtëritshme.

    Habeck theksoi rëndësinë që produktet që hyjnë në BE të jenë të prodhuara me energji të gjelbër, dhe njoftoi se për mallrat e prodhuara me energji fosile do të vendoset një taksë doganore.

    Bashkëpunimi rajonal me rëndësi të madhe

    Një tjetër çështje kyçe për zhvillimin ekonomik të rajonit është bashkëpunimi rajonal. Habeck theksoi se Ballkani Perëndimor ka fituar vëmendje si vend investimesh për shkak të afërsisë me Evropën, ndërsa vendet e tjera që ndodhen në luftë kanë humbur interesin e investitorëve.

    Ai vuri në dukje se tregu i përbashkët rajonal, i cili po përpiqet të krijohet në Ballkanin Perëndimor, është kyç për tërheqjen e investimeve.

    “Vendet e Ballkanit më vete janë shumë të vogla për të tërhequr shumë investitorë. Prandaj vetëm krijimi i një hapësire të përbashkët e pa barriera do të sjellë investitorët në rajon”, tha Habeck.

    Para takimit ministror, në Berlin u mbajt një forum biznesi, ku morën pjesë rreth 250 përfaqësues nga biznesi gjerman dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Ekonomia gjermane ka një interes të madh për zhvillimin ekonomik të rajonit. Në dekadën e fundit, ajo ka hapur mbi 130,000 vende pune të kualifikuara. Tregtia ndërmjet Gjermanisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është trefishuar dhe në periudhën janar-korrik 2024, volumi tregtar arriti në 10.7 miliardë euro, me një rritje prej 2% krahasuar me vitin e kaluar.

    Procesi i Berlinit është një iniciativë e qeverisë gjermane nga viti 2014 dhe një platformë e përbashkët për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Komisionin Evropian, disa vende të BE-së dhe Britaninë e Madhe që synon të mbështesë afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian. /DW/

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shtator 2024
    Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjendet afër Bjeshkëve të Bajgorës, është dëmtuar ditën e sotme....
    Lajme24 Shtator 2024
    Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga Milan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës,...
    Lajme24 Shtator 2024
    Është arrestuar Sinisha Nedeljkoviq, pasi tentoi të ikte nga Kosova, ku ditë më parë dha dorëzani prej 30 mijë eurove pasi ishte...
    Të tjera
    Sport24 Shtator 2024
    Finalja e edicionit 2026-2027 në Ligën e Kampionëve nuk do të organizohet nga Milani. UEFA e ka zyrtarizuar sot pas mbledhjes së...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se tri lagje të kryeqytetit kanë mbetur pa ujë të pijes. Kjo për shkak të...
    Lajme24 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin e tre personave të cilët janë të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimës...
    Lajme24 Shtator 2024
    Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovcit i është djegur vila e tij në Podujevë. Ai ka thënë se vila është djegur komplet...
    Lajme24 Shtator 2024
    Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), e ka organizuar të martën më 24.09.2024 Konferencën Ndërkombëtare me titull: “Drejt Përsosmërisë: “Harmonizimi i politikave...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Bashkia e Shkodrës është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë dhe erëra të forta gjatë pasdites së sotme. Si pasojë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.