×
  • Sport
  • Sport

    Historike për FSHF-në: Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet në Tiranë gjatë vitit 2025

    FrontOnline
    24 Shtator 2024

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti sot mbledhjen në Pragë, ku u morën disa vendime të rëndësishme në lidhje me futbollin europian.

    Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë një mbledhje zyrtare në Tiranë, nën organizimin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë.

    Kjo ngjarje e rëndësishme do të mbahet më 8 shtator 2025 dhe përbën një moment historik për futbollin shqiptar.

    Mbledhja e nivelit më të lartë të organit drejtues të UEFA-s në Tiranë do ta vendosë Shqipërinë në qendër të Europës.

    Gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s u morën edhe këto vendime të tjera:

    – U aprovua strategjia e re e UEFA-s për futbollin e vajzave 2024-2030.

    – U përcaktua fondit i solidaritetit për klubet që nuk marrin pjesë në garat e UEFA-s për periudhën 2024/27

    – Finalja e UEFA Champions League 2027 nuk do të zhvillohet në stadiumin “San Siro” për shkak se komuna e Milanos nuk ka garantuar rinovimin e stadiumit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka hapur sërish procesin e kandidimit dhe vendimin përfundimtar do të merret në periudhën maj/qershor 2025.

    – Vendi pritës për Kampionatin Europian të UEFA U-19 Futsal 2025 u caktua Kishinjev, Moldavi.

    Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet në Lozanë, Zvicër më datë 16 dhjetor 2024.

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Sport24 Shtator 2024
    Finalja e edicionit 2026-2027 në Ligën e Kampionëve nuk do të organizohet nga Milani. UEFA e ka zyrtarizuar sot pas mbledhjes së...
    Sport24 Shtator 2024
    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka thënë se beson te aftësitë e Inaki Pena për ta zëvendësuar Marc-Andre ter Stegen në portë.  Barcelona për disa...
    Sport24 Shtator 2024
    Një rrahje masive ndodhi në ndeshjen e juniorëve mes Fushës Kosovës dhe Gjilanit. Këtë të martë, Federata e Futbollit e Kosovës ka...
    Të tjera
    Lajme24 Shtator 2024
    Një vit më parë, rreshteri policor Afrim Bunjaku u vra në pritë në Banjskë të Zveçanit nga një grup serb i armatosur,...
    Front TV24 Shtator 2024
    Fatlumi, djali i Afrim Bunjakut, në një vjetorin e rënies së babait të tij në detyrë para një numri të madh të...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka ripërsëritur edhe një herë thirrjen ndaj Serbisë që të marrë masa...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të tërhiqen nga bota dhe të veprojnë të vetëm, teksa Izraeli...
    Sport24 Shtator 2024
    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka thënë se beson te aftësitë e Inaki Pena për ta zëvendësuar Marc-Andre ter Stegen në portë.  Barcelona për disa...
    Vip24 Shtator 2024
    Këngëtari i njohur shqiptar Yll Limani feston ditëlindjen. Ai mbushi plot 30 vjet. Karrierën muzikore e nisi me pjesëmarrjen në “The Voice...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.