×
  • Lajme
  • Lajme

    Italia kujton heroin Afrim Bunjaku: Të përfshirët do të mbajnë plotësisht përgjegjësi

    FrontOnline
    24 Shtator 2024

    Një vit më parë, rreshteri policor Afrim Bunjaku u vra në pritë në Banjskë të Zveçanit nga një grup serb i armatosur, nën udhëheqjen e atëherë nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

    Në njëvjetorin e vrasjes së tij, komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që përgjegjësit e atij sulmi, ku mbetën të vrarë tre prej agresorëve, të mbahen përgjegjës.

    Njëjtë ka kërkuar edhe Italia, përmes ambasadës së saj në Kosovë, teksa ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku.

    “Të kujtojmë dhe nderojmë kujtimin e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë frikacakisht në sulmin në Banjskë një vit më parë”.

    “Italia rikonfirmon qëndrimin e saj se përgjegjësit e këtij krimi të tmerrshëm, së bashku me të gjithë të përfshirët, do të mbajnë plotësisht përgjegjësi”, ka shkruar ambasada italiane në platformën X.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shtator 2024
    Sot janë bërë një vit prej kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, si pasojë e të cilit mbeti i vrarë rreshteri policor...
    Front TV24 Shtator 2024
    Fatlumi, djali i Afrim Bunjakut, në një vjetorin e rënies së babait të tij në detyrë para një numri të madh të...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka ripërsëritur edhe një herë thirrjen ndaj Serbisë që të marrë masa...
    Të tjera
    Vip24 Shtator 2024
    Einxhel Shkira, gazetarja e njohur shqiptare, ka kohë që qëndron larg ekranit televiziv. Ajo pati një aventurë të paharruar në “Big Brother...
    Lajme24 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka marrë vendim për fillimin e hetimeve ndaj një të...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi udhëheqësit botërorë se mosndëshkimi, pabarazi, paqartësia po krijojnë një “botë të paqëndrueshme”,...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se ka dërguar padi ndaj një ish-punëtori sepse sipas njofftimit, ai kishte marrë pagë pa punuar. Referuar...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    GJERMANI- Në linjën hekurudhore midis Xanten dhe Duisburg, në perëndim të Gjermanisë, një tren rajonal goditi sot një tren mallrash të parkuar, duke...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është parë i ulur në një kafene me politikanin serb, Aleksandar Arsenjeviq, në veri të vendit. Por,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.