×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici që ishte me Afrim Bunjakun në detyrë: Jemi përpjekur jashtëzakonisht që ai t’iu mbijetojë plagëve

    FrontOnline
    24 Shtator 2024

    Mirsad Kryeziu, zyrtari i Policisë së Kosovës, i cili ishte afër momentit të fundit të jetë së heroit Afrim Bunjaku, ka treguar se si u ndodhi sulmi në Banjskë nga grupi serb.

    Në akademinë përkujtimore për heroin Afrim Bunjaku në një vjetorin e rënies së tij, ai ka theksuar se Afrim Bunjakun nuk do ta harrojë asnjëherë në jetë.

    “Pata fatin e mirë që e kam takuar, dhe krenarinë time të madhe që të mos e harrojë asnjëherë në jetë, jemi njoftuar si dy përgjegjës të ekipeve, pas komunikimit që zhvilluan filluam kontrollimin e perimetrit ku ishin vendosur kamionët”.

    “Nga grupi serb u aktivizua një mjet shpërthyes në pjesën ku ishte Afrim Bunjaku në ato moment filluan të shtëna në drejtimet tona, ndonëse të sfiduar nga errësira jemi përgjigjur më zjarr, kam vërejtur se është plagosur rëndë Afrim Bunjaku, edhe kolegu Alban Rashiti që ishte afër”.

    “Mes breshërish të plumbave kemi arritur të tërheqim Bunjakun për trajtim, jemi përpjekur jashtëzakonisht shumë që t’u mbijetojë plagëve, por për fat të keq nuk ia kam dalë, sa më shumë tërhiqja aq më shumë shtoheshin të shtënat”, ka thënë Kryeziu.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka marrë vendim për fillimin e hetimeve ndaj një të...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se ka dërguar padi ndaj një ish-punëtori sepse sipas njofftimit, ai kishte marrë pagë pa punuar. Referuar...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është parë i ulur në një kafene me politikanin serb, Aleksandar Arsenjeviq, në veri të vendit. Por,...
    Të tjera
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Sekretarin e Shtetëror të Mbretërisë së Suedisë, Mikael Kullberg. Pas takimit, ata nënshkruan...
    Sport24 Shtator 2024
    Real Madridi e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në La Liga. “Los Blancos” përballen me Alavesin në kuadër të javës së shtatë...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku në përvjetorin e rënies së tij, më 24...
    Vip24 Shtator 2024
    Ka nisur sezoni i ri i programit “Për’puthen, me moderatore Megi Pojanin. Ndër konkurrentët e shumtë që janë, pjesëmarrëse është edhe një...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Dhjetëra mijëra persona janë larguar nga shtëpitë e tyre në Liban, teksa Izraeli ka vazhduar të kryer sulme, thanë Kombet e Bashkuara...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është adresa kryesore e agresionit në Banjskë dhe e fshehjes së Milan Radoiçiqit, kryesuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.