×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Afrim Bunjaku ra duke mbrojtur shtetin e Republikën tonë

    FrontOnline
    24 Shtator 2024

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e rënies së tij, duke thënë se ra teksa mbronte shtetin e Republikën tonë.

    Ai tha se Afrim Bunjaku ka shërbyer me nder e përkushtim, siç u shpreh ai, deri në vetëflijimin heroik.

    “Sulmi paramilitar serb i 24 shtatorit të vitit të kaluar, tentoi të cenonte rendin tonë ligjor e kushtetues, sovranitetin e integritetin territorial”.

    “Ky akt agresor e terrorist, u përball me rezistencën e denjë dhe profesionale të Policisë sonë, e ku heroi Afrim Bunjaku ra duke mbrojtur shtetin e Republikën tonë. Shërbeu me nder e përkushtim, deri në vetëflijimin heroik”, ka shkruar ai.

    Ndërkaq, për rrugën e cila mori emrin e heroit Afrim Bunjaku, ai tha se kjo është rruga që na përkujton sakrificën e tij.

    “Veprës së tij, i jemi mirënjohës përherë si komb, e për këtë do ta nderojmë për jetë e mot. Emri i tij u ngulit me shkronja të mëdha sot në veriun e vendit tonë, ku përmes vendimit të mbrëmshëm të mbledhjes së 221-të të Qeverisë, në Banjskë të Zveçanit u vendos tabela e rrugës që mban emrin Afrim Bunjaku”.

    “Kjo është rruga e Republikës së Kosovës, është rruga e Afrim Bunjakut, rruga e familjes së tij, rruga e të gjithë neve. Është rruga që na përkujton sakrificën e tij, që na udhëheq drejt parimeve të drejta e liridashëse, që na frymëzon për atdhedashuri. Lavdi për Afrim Bunjakun dhe të gjithë heronjtë e Kosovës”, ka shkruar tutje Bislimi.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është adresa kryesore e agresionit në Banjskë dhe e fshehjes së Milan Radoiçiqit, kryesuesit të...
    Lajme24 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në New York me Ndihmës-sekretaren amerikane, Dr. Dafna H. Rand. “Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku në një vjetorin e rënies së tij. Në akademinë përkujtimore të tij, Kurti ka...
    Të tjera
    Lajme24 Shtator 2024
    Policia në Viti ka gjobitur me 400 euro, 4 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në...
    Vip24 Shtator 2024
    Këngëtarja e njohur kosovare Yllka Kuqi po shijon disa ditë pushimi. Pas një sezoni të ngarkuar me dasma duket se ka vendosur...
    Lajme24 Shtator 2024
    Imagjinoni me pak hapa, një telefon të bëhet i juaji, ose 1,000 euro, ose, ose një pushim, të gjitha këto mund të...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çdo dialog duhet të fokusohet në sovranitetin e Kosovës. Në një intervistë për Financial Times, ai...
    Lajme24 Shtator 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin...
    Vip24 Shtator 2024
    Arbana Osmani pak minuta me parë ka publikuar pamje nga shtëpia saj. Shtëpia e moderatores shihet në një gjendje të rrallë pasi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.