×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci për Afrim Bunjakun: Heronjtë si ai mbesin të skalitur përgjithmonë në memorien e popullit

    FrontOnline
    24 Shtator 2024

    Sot janë bërë një vit nga vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se heronjtë si Afrim Bunjaku mbesin të skalitur përgjithmonë në memorien e popullit dhe historinë e atdheut.

    “Sot një vit më parë ra heroikisht në krye të detyrës Rreshter Afrimi Bunjaku. Heronj si Rreshter Bunjaku pavarësisht shkëputjes fizike nga ne, shpritërisht e mendërisht si në gur mbesin të skalitur përgjithmonë në memorien e popullit dhe historinë e atdheut tonë.”

    Maqedonci ka shkruar se heroizmi i Afrim Bunjakut kapërcen momentalen duke u shndërruar në dëshmi të përjetshme të atdhedashurisë e sakrificës.

    “Heroizmi i Afrimit kapërcen momentalen, për t’u shndërruar në dëshmi të përjetshme të atdhedashurisë, sakrificës që populli ndër breza nuk hezitoi ta ndërmarr, edhe kur kjo do të thoshte flijim i jetës. Në shenjë nderimi për këtë hero, në përvjetorin e shkëputjes fizike nga jeta të Rreshter Afrimit, së bashku me Kryeministrin Kurti, kolegët ministra e ambasadorë, bëmë homazhe para varrit të rreshterit në Samadrexhë të Vushtrrisë. Figura të tilla nuk vdesin, dhe mirënjohja për të do të jetoj bashkë me popullin. Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në njëvjetorin e rënies heroike të rreshterit policor, Afrim Bunjaku, ka thnëë se përgjegjësia për...
    Lajme24 Shtator 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e 253-të si pikë të rendit të ditës ka vendosur miratimin e Rregullores për Emërimin e...
    Lajme24 Shtator 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani në njëvjetorin e agresionit të Banjskës dhe rënies së heroit Afrim Bunjaku, tha se tani...
    Të tjera
    Lajme24 Shtator 2024
    Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë sot homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku, që u vra një vit...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një intervistë për Financial Times për Veriun, Dialogun e raportet me aleatët Duke folur...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vlerësuar veprën e Afrim Bunjakut në njëvjetorin e rëniës së tij. Hamza tha se...
    Sport24 Shtator 2024
    Barcelona po kalon në formë të mrekullueshme në fillim të sezonit por njashtu po përballet me një valë lëndimesh. Goditja më e...
    Lajme24 Shtator 2024
    Gjykata e Apelit e ka caktuar për 7 tetor 2024 seancën në të cilën pritet të elaborohen ankesat e Pal Lekajt, Eset...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka nderuar veprën e Afrim Bunjakut, duke thënë se ai është shembull se si jepet jeta e si vetëmohohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.