Një aksident trafiku ka ndodhur në Berat, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.
Policia ka bërë të ditur se persona që vdiqën ishin burrë dhe grua të moshës 77 dhe 81 vjeçare, derisa e lënduara është vajza e tyre 58-vjeçare, përcjell Klankosova.tv.
“Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58 vjeçe”.
“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi A. K., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja F. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.