×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria nderon Heroin e Kosovës: Segmenti Ballaban – Banjskë, emërtohet ”Afrim Bunjaku”

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Qeveria e Kosovës mbau sonte mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dhe ndryshuar disa vendime.

    Në mesin e tyre, ka vendosur që rrugën rajonale R-217, segmentin Ballaban- Banjskë, ta emërtojë ‘’Afrim Bunjaku’’, emër i Heroit të Repblikës së Kosovës, i rënë vitin e kaluar nga sulmi terrorist serb, transmeton klankosova.tv.

    ”Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin e Qeverisë Nr.02/184 të datës 15 janar 2024. Sipas këtij plotësim-ndryshimi z. Gëzim Paci bëhet kryesues i Bordit të Postës së Kosovës.

    Emëruar z. Genc Metaj në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

    Emëruar Komisionit ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Institutin e Kosovës për Administratë Publike.

    Emërtuar Rrugën Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.

    Ndarë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.

    Aprovuar Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë.

    Aprovuar Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknik dhe Mbështetës.

    Aprovuar Rregulloren për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës.

    Aprovuar Rregulloren për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil”.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Irakut, Muhammed Shia al Sudani. Me këtë rast, kreu...
    Lajme23 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 221, kjo mbledhje ishte elektronike. Sipas njoftimit është marrë vendim që Gëzim Paci bëhet kryesues...
    Lajme23 Shtator 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në lansimin e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe gjigantëve të teknologjisë,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Krimet e dhunshme në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bien për të dytin vit me radhë, ndërsa agjencitë e zbatimit të ligjit...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ngritur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara shqetësimin se si Shqipëria ra viktimë e sulmeve kibernetike....
    Lajme23 Shtator 2024
    Kuvendi i Prishtinës nuk ka arritur ende ta miratojë buxhetin për vitin 2025. Kjo pasi opozita është  shprehur kundër këtij propozimi nga...
    Lajme23 Shtator 2024
    Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga...
    Lajme23 Shtator 2024
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në Nju Jork se do të dekorojë përfaqësuesit e shteteve “që ishin në anën e Beogradit”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.