×
  • Sport
  • Sport

    Arnold flet për përvojen e tij me Arne Slot, e cilëson si “më të mirën ndonjëherë”

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Trent Alexander-Arnold e ka zbuluar përvojën e të punuarit me trajnerin e ri të Liverpoolit, Arne Slot, duke e cilësuar më mirë se në kohën e Jurgen Klopp.

    Arnold debutoi me ekipin e parë të Liverpool më 2016, nën udhëheqjen e Jurgen Klopp, derisa u formësua si një nga mbrojtësit më të mirë të Premier League dhe jo vetëm.

    Megjithatë, mbrojtësi anglez foli fjalë të mëdha për trajnerin holandez, Arne Slot.

    Anglezi zbuloi bisedat e tij të para me trajnerin e ri të Liverpool dhe tregoi se si ai po e ndihmon të jetë edhe më i mirë në fushën e lojës.

    Ai iu tha kështu gazetarëve: “Unë i thash atij se më pëlqen të jem një nga mbrojtësit që kundërshtarët kanë frikë të përballen. U pajtuam se ai duhet të jetë më agresiv ndaj meje. Nëse ndonjë sulmues më kalon, ai duhet ta përmend këtë në mbledhjet me gjithë ekipin dhe të thotë se kjo s’bën të ndodhë”.

    “Ne i shikojmë videot e çdo ndeshje dhe më tregon se ku duhet të përmirësohem. Po ashtu m’i thotë edhe të mirat”, shtoi ai.

    Ai shtoi më tutje duke thënë: “Është më ‘freskuese’ kur ke një trajner që të ndihmon dhe të udhëheq për t’u bërë lojtar më i mirë. Unë jam dikush që dëshiron të mësoj, dikush që dëshiron të jetë më i miri ndonjëherë”, tha Arnold./GazetaExpress/

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Sport23 Shtator 2024
    Futbollisti i njohur Enis Zabërgja përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka vendosur që t’i jap fund karrierës...
    Sport23 Shtator 2024
    Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, pritet të kthehet së shpejti nga lëndimi. Belgu e ka humbur ndeshjen e Premier League...
    Sport23 Shtator 2024
    Edon Zhegrova po kalon në sezonin e tij më të mirë në karrierë. Ylli kosovar është lojtari kyç i skuadrës së Lille...
    Të tjera
    Vip23 Shtator 2024
    Programi më i suksesshëm i dashurisë, që ka thyer rekorde shikueshmërie, nisi sot në ekranin e Top Channel nën moderimin e Megi...
    Lajme23 Shtator 2024
    Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku....
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka në plan të ndërtojë në Shqipëri një shtet të vogël, i njëjtë si ai i Vatikanit,...
    Lajme23 Shtator 2024
    Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” të mbajtur në New York, në margjinat e...
    Lifestyle23 Shtator 2024
    Dashuria është baza e çdo marrëdhënieje, por ka një kusht tjetër shumë të rëndësishëm për një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur,...
    Lajme23 Shtator 2024
    Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.