×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Mustafa pati thënë e mund VV-në me duart në xhepa, e i paten mbetur duart në xhepa

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka treguar arsyet se pse subjekti që e drejton nuk do të bëjë koalicione me partitë politike nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Ai ka theksuar se PSD-ja nuk ka kauzë të përbashkët me parititë e opozitës që janë tani në Kuvendin e Kosovës.

    Derisa e ka përmendur një frazë të ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili kishte thënë se do të mposhtë LVV-në më duar në xhepa. Sipas tij, partitë politike tjera pos VV-së tani janë duke luajtur në kuptimin e garës, tashmë me duar në xhepa prej pozicionit të opozitës.

    “Nuk kam probleme të karakterit moralitik, nuk kemi kauzë të përbashkët. Mendoj se shumicën e qytetarëve me i pyet se a ka pasë kauza PSD-ja, thonë po. Nëse i pyet se cilat janë, do t’i përmendin dy apo tri, do të të tregojnë për dy a tri, dikush do ta mbajë në mend një që PSD-ja është marrë me këtë punë”.

    “Nëse i pyet edhe votuesit e LDK-së ose PDK-së me cilën temë është marrë njëra prej partive ata nuk do të dijnë të tregojnë se këtë ia kanë nisë në dy apo tri vjet, nuk ka asgjë që ngjizë. Dallimi është se këta janë duke luajtur në kuptimin e garës tashmë me duar në xhepa prej pozicionit të opozitës”.

    E dimë që një herë Isa Mustafa pati thënë sa ishte kryetar i Prishtinës se do t’i mposhtë Lëvizjen Vetëvendosje me duar në xhepa, dhe atij i mbetën duart në xhepa. Frika ime e thellë është që opozita do ta korrë një rezultat që e mbjellë për këto tre vite e gjysmë gati katër, nuk më vjen mirë. Unë kam mospajtime të ndryshme me opozitën, por pushteti është i rrezikshëm”, ka thënë Molliqaj./Klankosova.tv

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin e ShBA-së Bill Clinton dhe ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton. Osmani i ka...
    Lajme23 Shtator 2024
    Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli po i vazhdon takimet e tij me liderë botërorë, për promovimin e Kosovës. Ai...
    Lajme23 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka në plan të ndërtojë në Shqipëri një shtet të vogël, i njëjtë si ai i Vatikanit,...
    Lajme23 Shtator 2024
    Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” të mbajtur në New York, në margjinat e...
    Lifestyle23 Shtator 2024
    Dashuria është baza e çdo marrëdhënieje, por ka një kusht tjetër shumë të rëndësishëm për një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur,...
    Lajme23 Shtator 2024
    Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e...
    Lajme23 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku i ka uruar mirëseardhje të rinjve të Klasës së Tretë të Gjeneratës së...
    Lajme23 Shtator 2024
    Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka vizituar nga afër gërmimet arkeologjike në Suharekë. Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.