×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët, Terzi: Model për vendet e BE-së

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Kryetari i Komisionit për Politikat Evropiane të Senatit Italian, Giulio Terzi di Sant’Agata theksoi sot se “marrëveshja mes Shqipërinë dhe Italisë për migrantët përbën një model që shërben për të gjithë vendet e BE-së dhe jo vetëm”.

    Në një konferencë për shtyp së bashku me kryetaren e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, Terzi tha se “edhe kryeministri britanik Stairmer në një takim dypalësh ka shprehur interes të madh sa i përket marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë sesi duhet të funksionojë në bazë të normave dhe ligjeve që tashmë janë të njohura për të gjithë, por gjithashtu kanë shprehur interes edhe ato vende që po lëvizin në këtë drejtim, pra të forcojnë mbrojtjen ligjore të kufijve të jashtëm të BE-së, të fuqizojnë luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore, që nga pikëpamja njerëzore është diçka e tmerrshme dhe nga ana tjetër të fuqizojnë aftësitë për të pasur marrëveshje dhe ajo me Shqipërinë është nga të parat. Kjo sa i përket dhe arsyeve të afërsisë dhe për të luftuar këto fenomene që janë vënë re që në vitet ‘ 90, pra në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore”.

    Sipas tij, e rëndësishme është të realizohen edhe marrëveshje mes BE-së dhe vendeve të tjera.

    Terzi theksoi se “parlamenti italian e ka ratifikuar protokollin e bashkëpunimit sa i përket migracionit dhe ratifikimi është realizuar në 6 muajt e parë të vitit. Për këtë marrëveshje është folur edhe në nivel evropian. Më shumë sa një herë është folur edhe në mbledhjet e Këshillit Evropian në sesione që trajtojnë çështje të emigracionit”.

    “Është në vëmendjen e të gjithëve se si politikat e 9 viteve më parë që i referohen periudhës së legjislacioneve të mëparshëm nuk kanë funksionuar sepse ka munguar strategjitë e përbashkëta në kuadër të BE-së”, tha Terzi.

    Më 6 nëntor 2023, kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve./ATSh

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka në plan të ndërtojë në Shqipëri një shtet të vogël, i njëjtë si ai i Vatikanit,...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Njëri nga liderit e koalicionit VLEN, njëherit edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se, shqiptarët duhet dhe do të jenë të...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani tha se shqiptarët e Luginës dëshmuan që “nuk nënshtrohen e as nuk heshtin, edhe përkundër mos implementimit...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se edhe pse nesër bëhen një vit nga sulmi në Banjskë të...
    Lajme23 Shtator 2024
    KFOR-i ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës kanë rritur patrullimet në veri të Kosovës. KFOR-i përmes një postimi në Facebook...
    Lajme23 Shtator 2024
    Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit tha se nga djali i saj kishte pranuar vetëm një fotografi në Viber, gjatë kohës sa...
    Sport23 Shtator 2024
    Edon Zhegrova po kalon në sezonin e tij më të mirë në karrierë. Ylli kosovar është lojtari kyç i skuadrës së Lille...
    Vip23 Shtator 2024
    Sezoni i tretë i Big Brother Vip Kosova-3 ka zgjuar kureshtje të madhe tek audienca se kush do jetë banor. Burime të...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Njëri nga liderit e koalicionit VLEN, njëherit edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se, shqiptarët duhet dhe do të jenë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.