×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Begaj takohet me Peach, i shpreh vlerësim për kontributin e KFOR-it në Kosovë

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Lordin Stuart Peach, i dërguar i posaçëm i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se biseda u fokusua në situatën e Ballkanit Perëndimor në kontekstin e zhvillimeve rajonale dhe globale, ku u theksua rëndësia e integrimit Euroatlantik përballë pasojave të ndikimit të aktorëve të tretë.

    Në këtë kontekst, u theksua që vendet e rajonit të vijojnë të kenë të linjëzuar politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me politikat e përbashkëta të Bashkimit Evropian.

    Rëndësi iu kushtua nevojës për investime në infrastrukturë, që do të mundësonin forcimin e marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe Korridorit VIII, një projekt që afron vendet midis Adriatikut dhe Detit të Zi.

    Gjithashtu, ndryshimet e reja në strukturat evropiane u vlerësuan si një mundësi për përfitim nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

    Presidenti i Shqipërisë i shprehu Lordit Peach mirënjohje për angazhimin dhe përpjekjet e tij si i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, për forcimin e stabilitetit rajonal, atë të institucioneve demokratike dhe ndihmën për trajtimin e sfidave të tjera të përbashkëta të sigurisë.

    Një vlerësim të veçantë presidenti Begaj shprehu për kontributin e dhënë me trupa në KFOR për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Një 30 vjeçar nga Kosova është prangosur nga policia e Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur sot në pikën kufitare në Morinë. Në veturën...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi dje një takim në New York, me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin diskutoi...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Nga viti i ardhshëm pritet që të shtrejtohen biletat e trafikut publik në Gjermani. Kështu që të gjithë ata që udhëtojnë me...
    Të tjera
    Sport23 Shtator 2024
    Lëndimi i Marc ter Stegen-it është një pengesë e madhe për FC Barcelona. Portieri gjerman ka pësuar një këputje të plotë të...
    Lifestyle23 Shtator 2024
    Java 23 – 29 shtator 2024 sjell përmbysje dramatike, por tri shenja do të kenë fat. Tremujori i fundit i Hënës në...
    Lajme23 Shtator 2024
    Kandidatët të cilët kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës, sot kanë pranuar certifikatat nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Haxhiu, në fjalën e...
    Front TV23 Shtator 2024
    Shefi e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë kërkuar që të shkarkohet bordi i RTK-së,...
    Lajme23 Shtator 2024
    Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka përjetuar rënie të paparë sa i përket sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së mediave. Por sfidë...
    Lajme23 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot është takuar me shefin e Zyrës së BE’së në Kosovë, Aivo Orav. “Ministrja e Drejtësisë, Albulena...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.