×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tragjedi në Greqi, mbytet anija me 33 persona, tre të vdekur

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    3 të vdekur, 5 të mbijetuar dhe 25 të zhdukur është bilanci i tragjedisë më të fundit të ndodhur orët e mëngjesit në ujërat e trazuara të Egjeut Lindror.

    Sipas rojës bregdetare greke, një barkë plastike me 33 persona në bord u përmbys vetëm pak metra larg bregut të ishullit grek.

    Banorë të zonës dhe disa peshkatarë aty pranë mundën të ndihmojnë 5 të shpëtuarit të dalin në breg, por ishte e pamundur të bëhej diçka për 3 të mbyturit, mes tyre dy vajza të mitura.

    Operacioni i kërkimit në të cilin marrin pjesë dhjetëra forca të rojës bregdetare, helikopterë por edhe banorë të zonës me motoskafët e tyre vazhdon ende, por me kalimin e orëve shpresat po shuhen.

    Kushtet atmosferike duket se e vështirësojnë edhe më tepër situatën. Ekipet e shpëtimit thonë se zona e kërkimit është shkëmbore dhe ka rrymë të fortë, ndërsa deti i trazuar shuan çdo çast shpresat për gjetjen në jetë të emigrantëve.

    Të shpëtuarit u dërguan në spitalin e ishullit, kurse trupat e viktimave në morg./IndeksOnline

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Nga viti i ardhshëm pritet që të shtrejtohen biletat e trafikut publik në Gjermani. Kështu që të gjithë ata që udhëtojnë me...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Papa Françesku anuloi takimet e tij të planifikuara për të hënën për shkak të një gripi të lehtë, tha Vatikani në një...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se qytetarët duhet të jenë të qetë pasi ushtria filloi valën e saj më të...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 26 shtator. Në rend të ditës janë në shqyrtim pikat nga...
    Lajme23 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova në listën e zezë të shteteve...
    Lajme23 Shtator 2024
    Dëshmitari Demush Krasniqi tha se nuk është e vërtetë që se ata e kanë arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin. Kjo deklaratë...
    Lajme23 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti për gati tashmë katër vjet të qeverisjes nuk ka...
    Lajme23 Shtator 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,  Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë mbështetje për votimin pro marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Papa Françesku anuloi takimet e tij të planifikuara për të hënën për shkak të një gripi të lehtë, tha Vatikani në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.