×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja i bën thirrje diasporës për regjistrim si votues jashtë vendit

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor.

    “Gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimin e tyre mund ta bëjnë përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së”.

    Siç bën të ditur, KQZ-ja gjatë kësaj periudhe, në momentin e regjistrimit votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit:

    Të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës;duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë;duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës.
    “Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës”.

    KQZ ka inkurajuar të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,  Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë mbështetje për votimin pro marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e...
    Lajme23 Shtator 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, me qëllim të ngritjes së masave të sigurisë në komunikacionin rrugor në kuadër të objektivave dhe detyrave...
    Lajme23 Shtator 2024
    Derisa Gjermania përgatitet të presë samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor, duke shënuar dhjetëvjetorin e platformës së lidhur me BE-në...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi ka mbajtur sot konferencë për media para ministrisë së Arsimit, për faktin se...
    Lajme23 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti u takua dje me përfaqësues të shoqatave të diasporës sonë në Venecia të Italisë. Në bashkëbisedimin e tyre, u...
    Lajme23 Shtator 2024
    Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, ministrin e tanishëm të Financave, Hekuran Muratin, dhe deputetin Armend Muja. Bajrami...
    Lajme23 Shtator 2024
    Punëtorët e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, kanë protestuar sot me fillim nga ora 09:00, para administratës së këtij shërbimi. Protestua u...
    Lajme23 Shtator 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e Hava Jasharit – Gashi, motrës...
    Lajme23 Shtator 2024
    Policia e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar janë shqiptuar mbi një mijë gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr nëntë patentë shoferë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.